E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërblime për ata që përdorin kartën e kreditit

16/06/2005  Diners Club

Pikët e grumbulluara nga çdo pagesë të bëjnë fitues të një dhurate ose shpërblimi në para

Në rast se ke një kartë krediti ‘Diners Club’, atëherë përveçse ke fasilitete në përdorim, mund të fitosh dhe një dhuratë në fund të muajit. ‘Diners Club Albania’ ka prezantuar produktin më të fundit në tregun e kartave të kreditit, duke konkurruar me kartat e tjera me nocionin e ri të shpërblimeve. Sistemi i shpërblimit në bazë të pikëve të fituara, është produkti më i ri i ofruar nga ‘Diners Club’ për të gjithë klientët e saj. Ky produkt konsiston në faktin se, për çdo pagesë të kryer me kartën ‘Diners Club’ nga përdoruesit e kësaj karte, do të përfitohet një numër i caktuar pikësh, të cilat do të mblidhen dhe kur të arrijnë një nivel të caktuar do të konvertohen në dhurata apo para shtesë në kartën e tyre.

Ndërkaq, karta e kreditit ‘Diners Club’ ofron mundësinë e tërheqjes cash nëpër ATM, që kanë logon ‘Diners Club’. “Ajo që është më e rëndësishme për klientët e kësaj karte, qëndron në faktin se pagesat me ‘Diners Club’ nuk ngarkohen me asnjë komision mbi vlerën e pagesës së kryer”, ka bërë të ditur gjatë prezantimit përfaqësuesja e kompanisë ‘Diners Club Albania’. Kështu, klientët mund të shpenzojnë paratë që kanë në kartë pa qenë nevoja të paguajnë një përqindje mbi këtë shumë për transaksionin.

Karta ‘Diners Club’ është e hedhur në treg në dy monedha euro dhe lekë dhe i ofron mundësinë klientëve ta përdorin si brenda dhe jashtë vendit. “Të gjithë ata që posedojnë një kartë krediti ‘Diners Club’, kanë mundësi të përdorin kartën për pagesat me euro në zonën e mbuluar nga euro dhe me lekë brenda vendit”, ka bërë të ditur kompania gjatë prezantimit. Kështu ky obsion e ka ndihmuar ‘Diners Club’ të ketë klientë të disa niveleve. “Diners Club ofron në tregun vendas karta krediti Personale, Familjare dhe Korporative, të cilat të gjitha bashkë funksionojnë si karta ndërkombëtare dhe lokale, falë operimit në dy monedha njëkohësisht, në lekë dhe euro”, bën të ditur kompania. ‘Diners Club’ zotëron sot rrjetin më të gjerë të pikave të shitjes, me rreth 400 pika të ndodhura kryesisht në Tiranë. Pikat e shitjes janë të kategorive të ndryshme, duke filluar nga hotelet, restorantet, dyqanet, makinat me qira, cash advance, etj.

’Diners Club’ është karta e parë e kreditit në Botë, e krijuar në vitin 1950 në SHBA. Sot, ’Diners Club’ numëron rreth 8.000.000 kartëmbajtës në mbi 200 vende dhe karta pranohet në mbi 6.000.000 pika shitjeje në të gjithë Botën. ’Diners Club’ është një kartë elitare dhe korporative.

‘Diners Club’ ka shfrytëzuar një takim ritual të Dhomës Amerikane të Tregtisë, “Biznes pas Pune“ për të prezantuar produktin më të ri. Prezenca si anëtar i ri pranë AmCham ka shtyrë ‘Diners Club’ të përfitojë nga mundësia që i jep aktiviteti “Biznes pas Pune” për të bërë një prezantim më të detajuar të biznesit, që ajo përfaqëson me qëllimin e promovimit të kartave ‘Diners Club’ në Shqipëri.

Si t marrësh një Diners Club

400 pika shitje

8 milionë kartëmbajtës

200 vende shpërndarja

Si të marrësh një Diners Club Albania

Plotësohet formulari i aplikimit

Deklarohen garancitë ekonomike që ke

Aplikimi për kartë personale

Deozitimi pranë Diners Club i një minimumi prej 1000 euro

Regjistrimi 50euro i pagushëm vetëm një herë

Anëtarësimi 50 euro i përvitshëm

Karta shtesë familjare 25 + 25 euro

Aplikimi për kartë Korporative

Pagesa fillestare e regjistrimit 100 euro plus

Pagesa e përvitshme e anëtarësimit 100 euro plus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›