Nuk e mora unë vendimin

16/06/2005 Reagimi Malaj
Komisioni ishte i përbërë nga ekspertë dhe vendimi është ligjor
Ministri i Financave ka reaguar menjëherë karshi letrës së hapur të kompanisë greke “Loutraki Club”, duke deklaruar se ai nuk ka qenë pjesë e komisionit që ka marrë vendimin. “Ministri i Financave në bazë të kuadrit ligjor dhe nënligjor nuk është pjesë e këtij Komisioni, pra dhe e vendimmarrjes nga ana e tij”, ka sqaruar Malaj pozicionin e tij në lidhje me pretendimet e palës greke.
Por, ndërkaq, duket se ministri i Financave nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e kompanisë greke që nuk fitoi tenderin, duke deklaruar shkurt se vendimi i komisionit është mbështetur mbi baza ligjore dhe është korrekt. I gjithë procesi i konkurrimit ka qenë transparent dhe i hapur. “Procedurat e tenderit u publikuan në media kombëtare, ndërkombëtare dhe në internet dhe Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave për kazinotë krijoi akses të plotë për median gjatë zhvillimit të fazave të këtij procesi”, ka bërë të ditur zyra e shtypit në Ministrinë e Financave.
Por, ndërkaq, në deklaratën që synonte të jepte të gjithë transparencën e nevojshme për këtë çështje, ministri i Financave nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me faktin se shumë nga detajet e ofertës së kompanisë greke “Club Hotel Loutraki”, ishin më të larta se ato të palës fituese “Hyatt”. Kështu vetëm në zërin e investimit, kompania CHL kishte ofruar rreth 10 milionë euro më shumë se kompania fituese. “Zëdhënësi i Ministrisë së Financave me obligimin për transparencë maksimale për publikun dhe me qëllim shmangien e spekulimeve të bëra sot mbi pretendimet e ‘Club Hotel Loutrakki S.A.’, sqaron se procedurat e konkurrimit ndërkombëtar të realizuara nga Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave për kazinotë, kanë qenë tërësisht ligjore”, ka bërë të ditur zyra e shtypit pranë ministrit të Financave, duke përcjellë kështu dhe mendimin e ministrit të Financave për këtë çështje. Kështu, sipas Ministrisë së Financave, në lidhje me ankimin administrativ për procedurën e tenderit për licensën, kazinonë e Tiranës nga “Club Hotel Loutraki S.A.”, në përgjigjen zyrtare që i ka dërguar këtij subjekti brenda afatit ligjor, pretendimet e paraqitura i ka konsideruar si të pabazuara në ligj dhe prova.
Anëtarët e Komisionit që morën vendimin
Genc Çifliku, kryetar
Drejtor i Drejtorisë së Legjislacionit në Ministrinë e Financave
Arjan Salati, anëtar
Drejtor i Inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë
Shpëtim Muçollari, anëtar
Specialist në Sektorin e Luftës kundër Pastrimit të Parave dhe Krimit ekonomiko-financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pranë Ministrisë së Rendit
Adriatik Islamaj, anëtar
Këshilltar i ministrit të Financave
Arben Golemi, anëtar
Drejtor i Drejtorisë për Zhvillimin e Zonave Turistike në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit
Ilir Hebovija, anëtar
Këshilltar i ministrit të Ekonomisë