Bien në greminë, vdes vëllai, motra në gjendje të rëndë

16/06/2005 Aksident i rëndë në Vaun e Dejës. Elidon Qokaj ka humbur jetën pas rënies me makinë 25 metra poshtë rrugës
Virtyt Abdyli
SHKODER - Aksident i rëndë automobilistik në Vaun e Dejës. Dy pjesëtarë të një familje janë përfshirë dje në një aksident tragjik, si pasojë e të cilit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ndërsa motra e tij e ka jetën në "fije të perit" dhe vazhdon të luftojë më vdekjen. Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Vaun e Dejës një makinë ka dalë nga rruga, duke rënë rreth 25-30 metra poshtë faqes së një shkëmbi. Për pasojë ka gjetur vdekjen e shtetasit 22 -vjeçar Elidon Qokaj dhe është plagosur rëndë shtetësja 35 -vjeçare Luljeta Qokaj, që të dy nga rrethi i Tropojës.
Ngjarja
Gjatë paradites së djeshme, shtetasit Elidon dhe Luljeta Qokaj, përkatësisht, vëlla e motër, kanë qenë duke udhëtuar me automjetin e tyre tip "Volksvagen Golf", i bardhë, me targa TR 0886 K, nga Tropoja në drejtim të Shkodrës. Gjatë udhëtimit të tyre, në rrugën Pukë-Shkodër, rreth orës 10 e 40 minuta në vendin e quajtur Qafë-Laç, të Vaut të Dejës, 30 km larg qytetit të Shkodrës, në një kthesë të fortë, të shoqëruar dhe me kryqëzim rrugësh, automjeti i tyre "Golf" ka dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” rreth 5-6 metra poshtë saj, duke u përplasur dhe me një shkëmb të madh. Por fati i keq i tyre nuk ka mbaruar me kaq. Automjeti i tyre, pas daljes nga rruga dhe përplasjes së parë, ka rënë përsëri më poshtë, rreth 20 metra, derisa pemët e ndodhura aty e kanë ndalur, por pa mundur dot të ndalojnë humbjen e jetës së 22-vjeçarit Elidon Qokaj që ishte në timon.
Ndërhyrja
Menjëhërë pas njoftimit të marrë nga personat që e kishin parë automjetin të binte poshtë, forcat e policisë kanë vajtur menjëherë në vendngjarje dhe me anë të mjeteve përkatëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e autoveturës, që kishte përfunduar poshtë rrugës si dhe të dy shtetasve që ndodheshin brenda saj, njëri prej të cilëve Elidoni, kishte humbur jetën, ndërsa shtetësja tjetër, Luljeta Qokaj, e motra e të vdekurit, ishte në gjendje tepër të rëndë. Duke parë gjendjen e saj, blutë kanë marrë të gjitha masat dhe e kanë dërguar me urgjencë pranë qendrës spitalore të qytetit të Shkodrës për t’iu nënshtruar ndërhyrjes së mjekëve specialistë të këtij spitali. Por përsëri megjithë ndërhyrjen e mjekëve, shtetësja Qokaj ka vazhduar të jetë në gjendje të rënduar, pa arritur dot t’i shpëtojë plotësisht ”kthetrave” të vdekjes. Aktualisht mjekët e spitalit të Shkodrës po e mbajnë nën kontroll, në sallën e reanimacionit, shtetasen e aksidentuar, pasi gjendja e saj nuk të lë të kuptosh nëse i ka shpëtuar vdekjes.
Hetimi
Ndërsa Luljeta “luftonte“ me vdekjen, ekspertët e policisë kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, matjet e duhura të shenjave të frenimit të lëna në rrugë nga mjeti para se të përfundonte në greminë. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se deri tani kanë arritur të nxjerrin në dritë faktin se drejtuesi i automjetit Qokaj, kishte frenuar fort përpara aksidentit, por pa arritur ende të zbardhin shkakun e këtij frenimi dhe si pasojë edhe shkakun e aksidentit, ku humbi jetën 22-vjeçari dhe u plagos rëndë e motra e tij. Akoma nuk dihet nga hetimet nëse Elidon Qokaj është trembur nga ndonjë kalimtar apo kafshë që mund t'i ketë dalë papritur përpara dhe nuk ka dashur që ta shkelë, apo ka patur ndonjë defekt që e ka kauptuar në atë moment dhe është munduar që të frenojë. Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë akoma.