Studentët nga fshati prezantojnë projekte turistike për vendlindjen
16/06/2005 Konkursi i GTZ
SHKODER - Në ambientet e kinema “Milienium” është zhvilluar dje një konkurs me temë “Fshati ynë ka një të ardhme te turizmi”. Ky konkurs ishte organizuar në bazën e një projekti që kishte hartuar GTZ-ja (agjencia gjermane për bashkëpunim-teknik), në bashkëpunim me studentët e degës së turizmit në Universitetin “Luigj Gurakuqi“ të Shkodrës, të cilët ishin angazhuar të prezantonin projekte turizmi për fshatrat në veri të Shqipërisë nga të cilët ata vinin. Që në muajin prill të këtij viti studentëve iu ishte kërkuar që më njohuritë e tyre të ndihmonin fshatrat me prirje turistike në përgatitjen e projekt-konceptit të tyre. Qëllimi i këtij projekti ishte që të motivonte fshatrat në mënyrë që të fillonin të mendonin për potenciale të mundshme lidhur me zhvillimin e turizmit, por njëkohësisht të krijonin edhe ide të qarta në lidhje me vështirësitë që do t’u duhet të përballojnë si dhe punën që duhet të bëjnë për t’i kthyer fshatrat përkatëse në një destinacion turistik. Pikërisht dje studendët nga fshatrat me resurse natyrore turistike të veriut, së bashku me përgjegjës të fshatrave përkatës prezantuan projektet e tyre të turizmit, të punuara këto gjatë muajve të fundit, duke i shoqëruar këto edhe me situatën aktuale të turizmit si dhe potencialet turistike që ofrojnë këto zona.