Taksat vendore dhe ndikimi mbi biznesin
16/06/2005 Pas vitit 2000, në Shqipëri janë bërë përpjekje serioze për thellimin e procesit të decentralizimit të pushtetit lokal, ku elementi më rëndësishëm i kësaj reforme është decentralizimi fiskal. Me decentralizim fiskal do të kuptohet lëshimin e disa komptencave organeve të zgjedhura në nivel lokal, për të përcaktuar brenda disa hapësirave të caktuara me ligj mundësinë për të vendosur nivelin e tatueshëm për disa taksa specifike vendore, si dhe të drejtën e përdorimit të këtyre të ardhurave sipas nevojave të komuniteteve përkatëse. Në këtë situatë, sistemi fiskal në vendin tonë është nga natyra një sistem i centralizuar nga pikëpamja e vendimmarrjes, pasi hapësirat e autonomisë fiskale përcaktohen nga parlamenti dhe jo nga një sistem fiskal federalist, ku nivelet e taksave dhe llojet e tyre do të përcaktoheshin nga vetë pushteti lokal.
Për të parë më nga afër se sa janë rritur mundësitë financiare të pushtetit lokal në 3 vjetët e fundit, le t’i referohemi tabelës së mëposhtme.
Tabela 1: Burimet e të ardhurave të siguruara nga pushteti vendor
2000 2001 2002 2003 2004
Totali i të ardhurave të siguruara nga pushteti lokal (milionë lekë) 2957 4012 5224 7923 9613
Ritmi vjetor i rritjes 35% 30% 51% 21%
a. Të ardhura nga taksat lokale (në % ndaj totalit) 44% 51% 51% 63% 58%
b. Nga tatimi mbi biznesi i vogël (në % ndaj totalit) 55% 49% 49% 37% 42%
c. Të ardhura nga Bashkia e Tiranës (në % ndaj totalit) 49% 37%
d. Biznesi i vogël në Bashki (në % ndaj totalit të Tiranës) 35%
Burimi: Ministria e Financës
Nga tabela 1 shikohet se në vitin 2004, të ardhurat e siguruara nga pushteti lokal nga taksat lokale dhe tatimin mbi biznesin e vogël, janë rritur mbi 3 herë, në krahasim me vitin 2000. Kjo është siguruar nga ritme vjetore të larta të rritjes së këtyre të ardhurave që shkojnë nga 20 deri 50% në vit. Kontributi i tatimit mbi biznesin e vogël varion nga 37 në 55% te të ardhurave buxhetore. Nga tabela 1 shikohet se në vitin 2003 të ardhurat e Bashkisë së Tiranës zënë afëresisht 37% të të ardhurave buxhetore, nga të cilat 35% e tyre e zënë të ardhurat nga biznesi i vogël.
Padyshim që arritjet e deritanishme të decentralizmit fiskal kanë bërë që të ardhurat në dispozicion të organeve të pushtetit lokal të rriten në mënyrë të konsiderueshme, gjë që ka sjellë rritjen e investimeve direkte publike nga pushteti lokal.
Siç u theksua edhe më lart, efektet më të mëdha financiare nga decentralizimi fiskal duket se i ka përfituar Bashkia e Tiranës, ku një ndikim jo të vogël në rritjen e nivelit të të ardhurave për këtë Bashki kanë dhënë të ardhurat nga biznesi i vogël. Biznesi i vogël, duke qenë se është i përqëndruar në pjesën më të madhe të tij në Tiranë, si dhe duke patur parasysh një rritje graduale të taksës mbi biznesin e vogël (pas vitit 2001), ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e këtyre të ardhurave.
Padyshim që këto të ardhura në pjesën më të madhe janë përdorur për përmirësimin e infrastrukturës fizike të Tiranës (rrugët kryesore dhe një pjesë të atyre dytësore). Aspekti pozitiv i këtyre investimeve është i dukshëm, pasi është i dukshëm dhe vizual, por cilat mund të jenë pasojat negative që ka sjellë rritja e të ardhurave buxhetore të pushtetit lokal, bazuar kryesisht mbi tatimet mbi biznesin e vogël (ku bën pjesë edhe tatimi i thjeshtuar). Për këtë le t’i referehemi disa të dhënave të Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim, Tiranë (QKZH), në lidhje me mbi ndikimin e legjislacionit fiskal si faktor pengues në biznes në sektorin e industrisë përpunuese dhe atë të ndërtimit.
Nga figura 1 shikohet se në të gjitha periudhat e anketimit, ndikimi i keqhartimit apo keqzbatimit të legjislacionit fiskal është një faktor shqetësues për drejtuesit apo pronarët e mikrondërmarrjeve (me 1-9 të punësuar). Gjatë vitit 2003, rreth 50% e drejtuesve të mikrondërmarrjeve theksonin si pengesë në aktivitetin prodhues legjislacionin fiskal, kundrejt 35-40%, që e kanë nënvizuar këtë faktor në përgjithësi. Ndërsa në vitin 2004 ndikimi i këtij faktori është rritur në përgjithësi për të gjitha llojet e ndërmarrjeve, por përsëri drejtuesit e mikrondërmarrjeve ndjehen më të shqetësuar, pasi rreth 70% e tyre pohojnë një shqetësim të tillë.
I njëjti fenomen ndodh gjithashtu edhe në sektorin e ndërtimit. Në muajin prill 2005, pothuajse 90% e të anketuarve ndërmjet drejtuesve të mikrondërmarrjeve pohojnë se e kanë pengesë mënyrën se si është hartuar dhe zbatuar legjislacioni fiskal kundrejt 63% që është ky tregues për të gjitha ndërmarrjet e intervistuara.
Teorikisht ndikimi negativ që ka keqzbatimi i legjislacionit fiskal është i shumëplanshëm. Kështu, ai ndikon në rritjen e informalitetit, uljen e përfitueshmërisë së ndërmarrjeve me ndikim në investime dhe punësim. Fakti se legjislacioni fiskal përmendet nga rreth 70-80% e menaxherëve të mikrondërmarrjeve presupozohet se ka ndikuar edhe në uljen relative të ritmit të rritjes së mikrondërmarrjeve si dhe uljes së performancës së tyre. Për të verifikuar këto hipoteza, le të shikojmë më nga afër të dhënat e INSTAT-it dhe QKZH-së.
Tabela 2: Numri i njësive ekonomike për 1000 banorë
sipas Prefekturave: 2001-2004
Numri i njësive ekonomike Numri i njësive për 1000 banorë
Prefekturat Banorë 2001 2002 2003 2004 2001 2002 2003 2004
Berat 193855 3703 3071 2440 2464 19 16 13 13
Dibër 191035 1513 1525 684 723 8 8 4 4
Durrës 247345 7240 6958 6308 6513 29 28 26 26
Elbasan 366137 4321 3699 3499 3820 12 10 10 10
Fier 384386 3864 4007 5376 6026 10 10 14 16
Gjirokastër 114293 3080 2540 2140 2021 27 22 19 18
Korçë 266322 4137 3825 4683 4960 16 14 18 19
Kukës 112050 1349 1197 379 344 12 11 3 3
Lezhë 159792 2383 2193 975 1030 15 14 6 6
Shkodër 257018 2329 2254 1579 1582 9 9 6 6
Tiranë 601565 24423 21651 20152 21046 41 36 33 35
Vlorë 193361 3517 3570 3730 4380 18 18 19 23
Totali 3087159 61859 56490 51945 54909 20 18 17 18
Burimi: INSTAT
Padyshim që këto të dhëna tregojnë se ritmi i mbylljes së firmave të vogla është më i lartë së ai çeljes së tyre, ku padyshim që legjislacioni fiskal ka një ndikim determinues. Në figurat 3 dhe 4 tregohet tendenca e ecurisë së biznesit për mikrondërmarrjet në sektorin e industrisë përpunuese dhe të ndërtimit nga viti 2002 deri në prill të vitit 2005.
Nga figura 3 shikohet pas një stanjacioni relativ në periudhën korrik 2003-korrik 2004 kemi një përkeqësim të situatës së biznesit për mikrondërmarrjet. Nivelet e treguesit të besueshmërisë (ose konfidencës) në periudhën tetor 2004, janar dhe prill 2005 janë më të ulëta se ato të periudhave përkatëse në vitin 2003 dhe 2004.
E njëjta paraqitet edhe për sektorin e ndërtimit. Në këtë rast përkeqësim i klimës së biznesit për mikrondërmarrjet në këtë sektor ka filluar që në muajin janar 2004, duke parë një tendencë në rrënie të aktivititet të mikrondërmarrjeve në sektorin e ndërtimit.
Si konkluzion nga kjo analizë e shpejtë e ndikimit të taksave mbi biznesin e vogël mbi ecurinë e mikrondërmarrjeve në dy nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë si industria përpunuese dhe ndërtimi mund të thuhet se taksa mbi biznesin e vogël, ka vërtet efekte pozitive në rritjen e disponibiliteteve financiare të pushtetit lokal (sidomos në Bashkinë e Tiranës) ku kemi edhe një koncentrim të lartë të biznesit, por zbatimi në përgjithësi i sistemit fiskal dhe aplikimi i taksës mbi biznesin të vogël ka patur efekte negative mbi këtë segment të caktuar të biznesit, e parë kjo si në rënie të numrit të firmave të reja ashtu edhe në përkeqësimin e klimës së biznesit. Në këtë kuadër, rishikimi i këtij tatimi do të sillte me siguri efekte pozitive në zhvillimin e mikrondërmarrejve. Por njëkohësisht duhet gjetur rrugë për të kompensuar efektet negative mbi buxhetin e pushtetit lokal dhe në këtë drejtim alternativë më e mirë do të ishte aplikimi më i gjerë i taksave mbi pasuritë e paluajtshme si taksat mbi sipërfaqen e tokës dhe taksën mbi sipërfaqen e banesës. Por zbatimi i kësaj të fundit duhet të kryhet duke marrë parasysh sipërfaqen e banesës, vendndodhjen dhe nivelin e të ardhurave të qytetarëve dhe jo në formë të njëtrajtshme siç po zbatohet aktualisht në Tiranë.