E Diel, 1 Nëntor 2026

BEI financon ne Ballkan 1 miliarde euro

Banka Europiane e Investimeve ka financuar gjatë 2011, 1,034 miliardë euro në projekte të ndryshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky investim është më i lartë se viti 2010 me 910 milionë euro. Sipas raportit të bankës, 49% e kredive ka shkuar për sektorin industrial, 28% në linja kredie për bizneset e vogla dhe të mesme, 10% për sektorin shëndetësor dhe arsimin, 7% për transportet, 5% për infrastrukturën urbane dhe 1% për shërbimet. Një nga përfitueset më të mëdha të këtyre financimeve, përvec Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të zi, ka qenë edhe Shqipëria, ku Banka Europiane e Investimeve ka financuar 3,5% të shumës. 3,5 miliardë euro kredi, nga 61 miliardë në total të BEI, janë firmosur për vendet në kushtet e para anëtarësimit në BE. Sipas bankës së investimeve, gjatë fundit të viteve ’90 financimet në Ballkan ishin të fokusuara kryesisht në emergjencën e rikonstruktimit dhe riparimit të infrastrukturës përfshirë këtu hekurudhat, portet dhe aeroportet, ndërkohë që në katër vitet e fundit aktiviteti financiar i BEI ka përfshirë sektorë të tjerë te rendesishem si shëndetësia dhe arsimi. Që nga viti 1997 që ka nisur aktivitetin në rajonin e Ballkanit, BEI është aktualisht një nga financueset më të mëdha. Përkundrejt krizës financiare globale, kjo bankë ka rritur mbështetjen e saj për biznesin e vogël dhe të mesëm të cilat i ka konsideruar si shtyllën e ekonomisë. Duke u angazhuar me përmirësimin e kushteve të jetës dhe standardeve ekonomike të popullsisë në Ballkanin Perëndimor, BEI garanton një të ardhme që këto vende te jene jo vetëm pjesë e BE por edhe të historisë europiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›