E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN program te ri ndihme per Greqine

FMN është e gatshme të japë fonde të mëtejshme financiare për Athinën por agjencitë e vlerësimit të kreditit Moody’s dhe Fitch gjykojnë se rreziku i një dështimit të Greqisë është shumë i lartë pavarësisht rezultatit pozitiv për shkëmbimin e borxhit nga ana e kreditorëve privatë. Për të dy agjencitë Athina mbetet në qendër të ciklonit edhe pse është arritur marrëveshja nga Eurogrupi për dhënien e këstit të dytë të ndihmës dhe propozimit të ri të kreut të FMN Lagarde për dhënien e 28 miliardë eurove për katër vjet në mbështetje të ekonomisë greke. Në një shënim të publikuar pas arritjes së marrëveshjes në Greqi, shefja e institutit të Uashingtonit deklaroi se do t’i propozojë bordit drejtues të fondit, javën e ardhshme të aprovojë një program të ri ndihmash për Athinën për rilancim të konkurrencës dhe reformave strukturore të thella e të qëndrueshme. Vendimi im shprehet Lagarde për t’i rekomanduar bordit drejtues se FMN duhet të vijojë ta mbështesë Greqinë duke i akorduar një ndihmë financiare të lartë për një periudhë të gjerë kohe. Paketa e ndihmës me 28 miliardë euro përfshin edhe 9,7 miliardë të këstit të mëparshëm të aprovuar në 2010, ndërsa kësti i dytë pritet të marrin ok e bordit drejtues të FMN-së. por nga Neë Yorku ka mbërritur menjëherë përgjigja e agjencisë Moody’s e cila ka deklaruar se Athina është në falimentim . pasi zhvlerësuan në fillim të marsit nivelin e kredive të Greqisë nga Ca në C, që është edhe më i ulëti, analistët e Moody’s deklarojnë pazgjidhshmërinë e vendit sipas përcaktimit të tyre për dështimin, në vijim të konkluzionit për shkëmbimin e bonove. Sipas agjencisë përfudnimet e shkëmbimeve do të cojnë në një humbje për kreditorët me të paktën 70% të vlerës aktuale të borxhit dhe ky shkëmbim për ekonomistët e Moody’s përbën një problem duke e drejtuar greqinë në dështim mbi borxhin. Më herët edhe agjencia Fitch ka korrigjuar vlerësimin e aftësive kredituese të greqisë nga C në Rd apo dështuese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›