E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHKODER/ Në Bërdicë u mbytën 60 shtëpi

07/12/2004  SHKODER - Banorët e komunës Bërdicë akuzojnë firmat ndërtuese të superstradës Shkodër–Lezhë, si shkaktare të përmbytjeve. “Nëse nuk na dëmshpërblejnë do t’i hedhim në gjyq”, kanë kërcënuar fshatarët. Banorët e kësaj zone bëjnë fajtorë për situatën e krijuar firmat ndërtuese “Albtiefbau” dhe “Papenburg”, të cilët kanë bllokuar kanalin poshtë urës dhe për pasojë janë përmbytur 100 shtëpi dhe 60 hektarë tokë. Madje, kjo ka qenë edhe arsyeja që rruga nacionale, superstrada e re, Shkodër-Tiranë, është bërë e pakalueshme për dy orë. Ja si shprehet një nga banorët e Bërdicës, Fiqeret Selmani.

Pse akuzoni dy firmat ndërtues?

I akuzojmë, pasi ato janë shkaktaret e kësaj situate për komunën Bërdicë. Kur kanë bërë punimet, për të mos shpenzuar shumë, kanë bllokuar kanalizimin e urës. Kur uji ka ardhur nga portat e Vaut të Dejës, të mos ketë ku të rrjedhë dhe të përmbytë toka e shtëpi. Ura është vepër arti 90-vjeçare. Poshtë saj ka gërma të shkruara në turqisht. As turqit, as austriakët, askush nuk e ka prishur urën, pasi historikisht ka shërbyer për të shfryrë ujërat e Drinit. Vijnë dy firma dhe bëjnë atë që s’e kanë bërë as pushtuesit.

Çfarë keni ndër mend të bëni?

Nëse nuk dëmshpërblehemi të gjithë banorët e kësaj komune do të hedhim në gjyq dy firmat ndërtuese për dëmet që na janë shkaktuar. A.M

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›