E Hënë, 2 Nëntor 2026

BERZH, 37 milionë euro për rrugën Fier–Tepelenë

03/06/2005  Rruga Fier–Tepelenë do të rehabilitohet krejtësisht dhe kjo do t’i kushtojë qeverisë një kredi prej 70 milionë euro dhe një grant prej 2.7 milionë eurosh. Janë BERZH dhe BEI që kanë mbështetur qeverinë në këtë projekt, që pritet të japë impakte pozitive mbi infrastrukturën e zonës. “Rruga Fier-Tepelenë është një nga segmentet kryesore të Korridorit Kombëtar Veri-Jug, i cili duhet të rehabilitohet për t’u sjellë në standardet bashkëkohore”, ka thënë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ministri i Financave, Arben Malaj. Sipas projektit të zbatimit, rruga e re Fier-Tepelenë fillon në Levan, ku lidhet me pjesën fundore të Fierit.

Kështu është parashikuar që rruga e re të përballojë një trafik prej 3000 mjete në ditë. Sipas vlerësimit të këtij projekti, vlera e punimeve të ndërtimit parashikohet të jetë rreth 70 milionë euro, ku 35 milionë euro do të jepen nga BERZH dhe 35 milionë euro të tjerë nga BEI, Komuniteti Evropian me një grant prej 2.7 milionë euro, ndërkohë që qeveria shqiptare do të përballojë shpenzimet për shpronësimet dhe TVSH-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›