E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërtimi, rriten shpenzimet dhe ulet fitimi

03/06/2005  Ndërtuesit kanë shpenzuar më shumë për ndërtime dhe kanë fituar më pak në tremujorin e parë të 2005-ës. Llogaritë e INSTAT, tregojnë se gjatë këtij tremujori shpenzimet e sektorit të ndërtimit janë rritur me 2 për qind, ndërkohë që fitimi është ulur me 2.75 për qind. “Grupi ‘Fitim i parashikuar’ është ulur 2.75 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm, ndërsa kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ka shënuar një ulje prej 1.50 për qind”, ka bërë të ditur në buletinin e vet INSTAT. Llogaritja e Indeksit të Kushtimit ka treguar gjithsesi se ndërtuesit kanë patur punë gjatë këtij tremujori, pasi Indeksi i Kushtimit është rritur me 1.2 për qind. Duket se konfirmimet e INSTAT, mbështetur në të dhëna statistikore, shkojnë kundër me ato të ndërtuesve, të cilët kanë deklaruar se kanë mbetur pa punë dhe se punojnë me 30 për qind të kapacitetit. Viti 2005 në raport me tremujorin e një viti më parë, ka shënuar rritje për sa i takon nivelit të punës, por nga ana tjetër i ka ulur fitimet e parashikuara të ndërtuesve, çka tregon se, tashmë klientët nuk parapaguajnë për ndërtimet e tyre si më parë.

70 km

gjatësia e rrugës

70 milionë euro

kosto e ndërtimit

Kushtet e kredisë janë

Shuma 35 milionë euro

Maturimi 12 vjet

Periudha grace 3 vjet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›