BERZH: Shkaku i krizës
Kriza financiare globale ndërpreu rritjen ekonomike në vendet e Evropës Lindore, ndërsa disa prej tyre u gjendën në falimentim, vlerësoi Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH).
Ekonomisti udhëheqës i BERZH-it, Aleksandar Leman, konsideron se kriza financiare globale ka dhënë goditje më të madhe pikërisht në këtë rajon, për shkak se gjatë viteve është akumuluar, por nuk janë zgjidhur një numër i madh problemesh. "Bëhet fjalë për krizë të jashtme, por një pjesë e përgjegjësisë për pasojat në vendet e Evropës Lindore është edhe te vetë ata", tha Leman dhe shtoi se bankat perëndimore kanë kontribuar për ashpërsimin e problemeve lokale.