Murinjo sulmon Ançelotin: S‘ka dinjitet
Kampionati, mbrojtja për t‘u verifikuar dhe gjithçka që ka pasuar eliminimin e Interit nga Champions League. Në prag të sfidës së "San Siro"-s kundër Fiorentinës, Hoze Murinjo u përgjigjet pyetjeve mbi temat e nxehta të aktualitetit zikaltër, duke i rezervuar një replikë të ashpër kolegut milanist. "Një trajner mund të humbasë shumë gjëra, shumë ndeshje, por nuk duhet të humbasë dinjitetin. Për një person inteligjent një gjysmë fjale është e mjaftueshme. Unë ju kam thënë nëntë. Llogaritë bëjini vetë...". Shënjestra është precize, por sulmi që vjen në fund të konferencës së shtypit ka një objektiv të qartë: Karlo Ançelotin. Në faqen zyrtare të Interit gjithçka u referohet atyre që "në këto ditë kanë komentuar eliminimin e Interit". Trajneri kuqezi, në një intervistë të dhënë për "Corriere della Sera", kishte kritikuar Interin për ecurinë e tij evropiane dhe kapiteni i tij, Javier Zaneti, për analizën e bërë të kampionatit, të cilin e kishte konsideruar si një objektiv të barabartë me atë evropian. Pra Murinjo nuk e ka përtypur dot këtë dhe lëshon edhe një deklaratë në drejtim të klubit kuqezi. "Situata jonë është e ndryshme në krahasim me atë të Milanit, që në mars nuk ka më objektiva". Një polemikë e destinuar të vazhdojë, pasi në një intervistë tjetër të dhënë për "L‘Avvenire", Ançeloti ka shprehur një elozh për kolegun pa i kursyer një kritikë të një tipi tjetër, të cilën Muo dukshëm nuk e ka përtypur: "Murinjo? Flitet gjithmonë për oratorinë, që është një komponent, i cili nuk më bën të tërhiqem shumë pas këtij personazhi, sepse shpesh thotë gjëra të kota. Ndërkohë që më duket interesante metodologjia e tij e punës. Nëse do të më ftonte, do të shkoja më dëshirë të ndiqja një seancë të tij në Apiano. Përtej asaj që thuhet pas Mançesterit, mendoj se po flasim për një trajner të madh". Duke u rikthyer nga Mançesteri te titulli i Serisë A, trajneri i Interit ka shprehur optimizëm. "Nuk kam frikë nga një kundër-goditje, kam besim te skuadra. Sigurisht, eliminimi na dhemb dhe nuk mund të flitet për fitore morale, sepse ky është fjalori i atyre që humbasin. Mërzitja do të konvertohet, do të transformohet në energji pozitive. Na duhet të fitojmë një titull të rëndësishëm, që do të ishte një më shumë në serinë e gjatë zikaltër dhe që mund ta çojë Interin në të njëjtën kuotë titujsh me Milanin. Dhe Juventusi është një kundërshtar, që ka demonstruar se nuk heq dorë kollaj. Kemi nevojë për pikë në dy garat e ardhshme, kundër Fiorentinës dhe Rexhinës". Pastaj bën një koment në lidhje me zërat për të ardhmen e tij (mbi të gjitha në Spanjë). "E kam thënë pas ndeshjes. Gjithçka që shkruhet në shtyp është e pamundur të dalë nga goja ime, sepse unë vetë do të punoj deri në ditën kur raporti me Interin do të përfundojë. Ndërsa për të fituar edhe në Champions duhet një projekt i përbashkët. Kjo duhet të jetë filozofia".
Incidenti
Në lidhje me goditjen e mundshme me grusht një tifozi të Mançester Junajtid nga ana e Murinjos, tashmë kanë dalë në skenë edhe disa dëshmitarë okularë përveç pamjeve filmike të kamerave të stadiumit apo edhe të atyre të marra me telefon. Por vetë trajneri i Interit nuk kuptohet se çfarë nënkupton me batutë e dhënë për këtë rast: "Murinjo shet shumë..."
Shtypi
"Hoze dëshiron të fitojë tituj dhe të vlerësohet"
Murinjo te Reali, për
spanjollët ka mbaruar
Në Spanjë e gjithë vëmendja është përqendruar te zgjedhjet e ardhshme të Realit të Madridit. Florentino Perez është tashmë i sigurt për fitoren në të tretën herë të tij në drejtimin e madrilenëve dhe po mendon për një fushatë blerjesh faronike, e cila do të sjellë një mes Kristiano Ronaldo ose Kakasë dhe më të mirët e Liverpulit, Stiven Xherrard dhe Ksabi Alonso. Por goditja e madhe mund të jetë një tjetër: Hoze Murinjo. Sikurse shkruan e përditshmja sportive spanjolle "Marca", është praktikisht e sigurt ardhja e trajnerit portugez në pankinën e madrilenëve. Sipas gazetës, një burim pranë portugezit ka konfirmuar se, marrëveshja mund të jetë shumë pranë, pasi oferta për rrogën e tij është e kënaqshme dhe kjo stimulohet nga vullneti i madh teknikut për të shkuar në një klub, ku mund të ndihet edhe më i vlerësuar. "Hoze dëshiron të fitojë tituj dhe beson se në një klub tjetër do të jetë më i vlerësuar nga drejtuesi, siç po i ndodh në Itali".