Privatizimi, testim 6400 punonjësve
Kalimi i OSSH-së në dorë të privatit falë privatizimit të nënshkruar pak ditë më parë parashikon të sjellë mentalitet të ri shërbimi për konsumatorit. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes deklaruan dje se, 6400 punonjësit e kësaj shoqërie do të hyjnë në procesin e testimit. Kjo është një shenjë e pastër reforme, e paralajmëruar kohë më parë nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. Nuk bëhet ende e ditur numri i shkurtimeve, por zëra nga ministria garantojnë që reforma e largimeve nga puna do të prekë të paktën 3500 punonjës, shumica e të cilëve janë faturistë. Kreu i OSSH, Sahit Dollapi u përpoq para mediave që të shmangë këtë çështje, duke folur për punën e bërë deri tani në drejtim të përmirësimit të rezultateve. "Ju ve ne dijeni se që këtë muaj do të merren në testim për ruajtjen e vendit të punës 6400 punonjës dhe 3 do të jenë kriteret e vlerësimit të tyre", tha Dollapi. Sipas tij, testi do t‘i përmbahet tre parimeve bazë: marrëdhëniet me konsumatorin, rezultatet në punë dhe ngritja profesionale e çdo punonjësi. "Nuk do shkurtohet asnjë punonjës. Do të merren në testim për tre kriteret që përmenda. Nëse nuk i plotësojnë, do të zëvendësohen", përfundoi kreu i OSSH-së.