Sa shpenzuam në një vit për telefona dhe internet
Komunikimi në forma të ndryshme vazhdon të mbetet dëshirë e shqiptarëve, aq sa gati 20 për qind e të ardhurave mesatare të çdonjërit shkojnë për këtë qëllim. Edhe pse gjatë vitit 2008, tarifat mesatare për bisedat celulare pësuan rreth 50 për qind ulje, shërbimi i internetit u rrit, kurse kostot për instalimin gati shkuan drejt minimales, të gjitha këto nuk pasqyruan kursim për konsumatorët shqiptarë. Ndoshta të ndikuar nga ideja për të mësuar gjithçka ndodh, me anë të telefonit, internetit, faksit etj., ne kemi shpenzuar gjatë 2008-ës në total rreth 600 milionë dollarë, që mesatarisht i bie 120 dollarë për çdo individ. Në vitin 2007, shpenzimi për komunikim arriti në rreth 500 milionë dollarë. Një pjesë e këtyre të dhënave janë publikuar nga autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postave, kurse pjesa tjetër, gazeta "Shqip" i ka siguruar nga Drejtoria e Tatimeve.
Pjesa dërrmuese e shpenzimeve shkuan për bisedat celulare, rreth 520 milionë dollarë, në një kohë që në treg operojnë tri kompani celulare. Vetëm njëra nga këto zotëron 55 për qind të tregut.
Pjesa tjetër e shpenzimeve, rreth 80 milionë dollarë kanë shkuar për telefonat fiks, internet etj. Në total janë rreth 105 operatorë, të vegjël dhe të mëdhenj, që ofrojnë shërbimin e telekomunikacionit.
Celularët
Nga statistikat zyrtare, tetë nga 10 individë kanë celular, me një rritje prej rreth 15 pikë përqindje. Rreth 2 milionë e 700 mijë persona në Shqipëri janë të pajisur me aparate celularë, duke iu referuar shitjeve të kartave sim. Pavarësisht këtij numri, në dukje i lartë, krahasimet me vendet e tjera të BE-së sa i takon përdorimit të celularit, nuk na nxjerrin dhe aq pozitiv, pasi në 10 individë, përdoren 12 aparate. Tarifat në tregun e bisedave celulare kanë pësuar ulje të dukshme, duke nisur nga muaji shtator i vitit 2008, në nivele 30-60 për qind. Vetëm tri operatorët celularë krijuan një xhiro vjetore prej 520 milionë dollarë, kurse në 2007-ën shifra e afarizmit ishte 480 milionë dollarë.
Fiksi
Ndryshe paraqitet tregu i telefonisë fikse, duke futur edhe operatorët ruralë. Subjektet që operojnë në sektorin e telekomunikimit, përjashto "Albtelekomin", krijuan gjatë vitit 2008 rreth 20 milionë dollarë të ardhura. Këtu futen, përveç telefonat fiks ruralë, edhe linjat e internetit, si dhe shërbimet me vlerë të shtuar, ndryshe "call center" (0900). Gjithnjë, pa përfshirë operatorin e madh "fiks", përdoruesit e subjekteve rurale kanë arritur në 50 mijë, një rritje 20 për qind në krahasim me vitin 2007. Sa i takon "Albtelekomit", numri i abonentëve ka shënuar shifrën e rreth 320 mijë, që për AKEP vlerësohet me një rritje të vogël në krahasim me 2007-ën, por një tregues pozitiv në raport me vendet e tjera të BE-së. Për kompaninë, në raportin vjetor të AKEP-it nuk ka të dhëna rreth xhiros vjetore, kurse nga tatimet raportohet një shifër që shkon në rreth 60 milionë dollarë. Numri i përdoruesve të telefonit fiks është 10 banorë në 100, në një kohë kur BE-ja e ka 45 përdorues.
Të tjerat
Në rang vendi janë 32 operatorë të shërbimit internet. Ky treg ka gjeneruar rreth 5 milionë dollarë. Në morinë e këtyre shifrave gjithnjë e në rritje bie në sy ritmi i ulët i përdorimit të shërbimeve "call center". Duke i përfshirë të katërta shërbimet, pra telefoni rurale, kartat me parapagim te telefonat fiks, interneti dhe "call center"-i, Tirana mban vendin e parë për nga shpenzimet e mëdha, në rreth 13 milionë dollarë. Pas kësaj vjen Vlora me 1.5 milionë dollarë dhe Durrësi me 1.3 milionë, shpenzime për shërbimet e përmendura më lart. Të dhënat i referohen vitit 2008, të mundësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Përdorimi i 0900-ave zë më pak se 1% nga totali i xhiros
Linjat e nxehta, ftohen shqiptarët
Reklamat e shërbimeve "call center" të japin përshtypjen se aktiviteti i këtij sektori po ecën pozitivisht. Të specifikuara nga autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postave, si shërbime me vlerë të shtuara, por që ndryshe quhen rëndom edhe 0900-at, subjektet "call center" në treg gjatë vitit 2008 kapën numrin 23. Shërbimet nga këto linja, që kanë tarifa ekstra, aplikohen për marrje vizash në ambasada, për funksione shtesë në celular (zile, pamje etj.), si dhe për marrje mesazhesh për qëllime të ndryshme. Më së shumti, këto linja janë të identifikuara me shërbimin e "bisedave të nxehta", ku me një pagesë ekstra, (120 lekë/minutë), persona të ndryshëm mund të njihen me njëri-tjetrin. Pra, në përgjithësi shërbimet e ofruara nga 0900-at tërheqin klientë të ndryshëm, por nga të dhënat e këtij aktiviteti, të ofruara nga Tatimet, nuk rezulton që shqiptarët të kenë shpenzuar shumë. Në total janë rreth 200 mijë dollarë, të ardhura nga bisedat "hot", duke zënë më pak se 1 për qind të totalit të shpenzimeve për përdorimin e telefonit. Në Tatime, vetëm një subjekt është i regjistruar për këtë lloj shërbimi, edhe pse nga reklama dallohen se në treg janë të paktën edhe dy të tjera. Mendohet se këtë shërbim e ofron vetëm një subjekt, i cili ua ka dhënë të drejtën edhe operatorëve të tjerë, përndryshe nuk mund të jepet asnjë shpjegim pse këto subjekte nuk figurojnë të regjistruar në tatime, ose më saktë nuk kanë deklaruar aktivitetin për llogari të detyrimeve fiskale.