Fabio Kapelo: Futbolli italian ka goxha kufizime
Fabio Kapelo, trajner i Anglisë, kritikoi në RaiSport futbollin italian dhe, mbi të gjitha, figurën jo entuziazmuese të skuadrave italiane në Champions League: "Ka goxha diferencë në mentalitet, me zakonin e një loje më fizike dhe të ankthshme. Skuadrat italiane janë më të buta në krahasim me ato angleze dhe kur Milani mundi Mançesterin, ndodhi se kishte lojtarë cilësorë e të fortë dhe një Kaka në formë të shkëlqyer. Është diçka që duhet ta ndreqim nëse duam të rikthehemi në niveleve të larta. Kapelo mbi të gjitha kritikon aspektin teknik: "Ne luajmë me 9 mbrojtës dhe 1 sulmues, të lënë atje duke kërkuar të fusë topin në rrjetë. Ka edhe një problem tjetër: Në Itali ka shumë ndërprerje dhe shpesh favorizohen dinakët, që hidhen vetë në tokë, duke penguar kështu që loja të jetë e rrjedhshme. Arbitrit duhet të lejojnë që loja të vazhdojë, sepse edhe ky zakoni ynë për të luajtur futboll të bllokuar, është një tjetër barrierë në krahasim me futbollin anglez, që ka goxha ritëm".