Barcelona, 3 përforcime për trajnerin Guardiola
Edhe pse deri tani ka zhvilluar një sezon shumë të mirë, trajneri i Barcelonës Guardiola, nuk është i kënaqur dhe për sezonin e ardhshëm është hedhur në kërkim të tre përforcimeve, të cilët duhet të jenë lojtarë me kualitet. Sikurse ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle "AS", si objektiv i parë i domosdoshëm është kërkuar një lojtar i krahut të majtë, emri i të cilit mungon ende, pastaj dy kampionë të kalibrit si Frenk Riberi (25) e Peter Çeh (26). Ndërsa në listën e atyre që do të largohen, janë Abidal e Silvinjo bashkë me të riun Bojan Krkiç, i cili deri tani është impenjuar pak dhe mund të xhirohet në formë huazimi.