Konfirmimi i MekLarenit: Nuk jemi ende konkurrues
Alarm i kuq në Uoking. Bosi i MekLaren, Martin Uajtmarsh, rrëfen në prononcimin për "Autosport", gjithë hidhërimin e tij pas testeve të para. "Makina e re nuk është e shpejtë dhe konkurruese sa duhet për të synuar fitore. Po punojmë shumë për ta riparuar deri pranë prezantimeve". Drejtuesi më i lartë i shigjetave të argjendta nuk fshihet pas provave mbi asfaltin katalanas të Montelmos: "Në Barcelonë, zbritëm në pistë me një paketë aerodinamike të azhornuar. Ranë në sy huazimet e pamjaftueshme, por po punojmë për ta zgjidhur situatën. MP4-24 nuk është e shpejtë për momentin, krahasuar me standardet tona të larta."