Presidenti Topi ne Itali
Ne pallatin “Kuirinale”, ne biseden me homologun italian Xhiorxhio Napolitano, te dy presidentet e vleresuan viziten zyrtare te pales shqiptare si “nje moment kulmor dhe shume te rendesishem ne marredheniet mes Shqiperise dhe Italise”.
Presidenti Napolitano kujtoi se integrimi i shqiptareve ne Itali eshte tashme nje “succes story”. “Dua te kujtoj se ka qene nje fluks i crregullt i ardhjes se emigranteve nga Shqiperia dhe ekzistonte edhe nje reagim i gabuar i opinionit publik ketu ne Itali. Ne keto i kemi menjanuar dhe kemi punuar shume se bashku dhe sot komuniteti shqiptar ne Itali eshte nder me te integruarit”, eshte shprehur Napolitano.
Kurse per presidentin Topi, kjo histori e suksesshme, riperseritet ne Shqiperi, ku sipermarresit italiane jane investuesit e pare. “Kushtet e reja per biznesin ne Shqiperi patjeter do te afrojne investitore te rinj duke i shtuar ketu edhe elementet e sigurise se vendit meqenese Shqiperia do te jete ne muajt e ardhshem vend me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut te Veriut”, tha Topi.
Me pas presidenti i shoqeruar edhe nga deputete shqiptare, u prit nga numri 1 i Dhomes se Deputeteve te Italise, Xhanfranko Fini.
Vizita zyrtare e kreut te shtetit ne Itali do te vijoje deri ne date 17 tetor.