E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH jep 24 milionë euro hua

 

BERZH ka dhënë 24 milionë euro hua për ndërtimin e qendrës më të madhe tregtare në vend. Kjo hua do të ndihmojë Tirana East Gate, një kompani e zotëruar plotësisht nga Mane TCI, një prej kompanive kryesore në fushën e pasurive të patundshme në Shqipëri dhe pjesëtare e Balkan Finance Investment Group (Balfin), për të zhvilluar dhe ndërtuar një qendër moderne tregtare dhe argëtimi të prirur ndaj familjarëve në Lundër, Komuna e Farkës, 5 km në jug-lindje të Tiranës. Qendra e re tregtare do të jetë qendra më e madhe e stilit perëndimor në Shqipëri me një sipërfaqe dyqanesh prej 39,000 metrash katrorë, si edhe vende parkimi për më shumë se 1,600 makina. Paketa e financimit e BERZH përbëhet nga një hua me prioritet më të lartë prej 17 milionë Euro dhe një hua e tipit mezzanine prej 7 milionë Euro, e cila do të forcojë strukturën kapitale të projektit dhe do të mbështesë sektorin e shitjeve me pakicë, në Shqipëri në këtë periudhë krize, kur financimi afatgjatë është i pakët.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›