E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Tatimet tejkalojnë me 5 për qind planin deri në maj

 

FMN do të përkrahë administratën tatimore në reformat e teknologjisë së informacionit. Gjatë një deklarate për mediat kreu i administratës, Artur Papajani, ka sqaruar detajet e vizitës së tij në Uashington në Departamentin i Çështjeve Fiskale të FMN. Në këtë takim merrnin pjesë drejtorët e përgjithshëm të administratave Tatimore të vendeve të Ballkanit dhe Hungarisë. Duke marrë në analizë shifrat e paraqitura nga administrata tatimore u konstatua se sistemi tatimor shqiptar mbetet i shëndoshë. Gjatë takimit, administrata tatimore ka kërkuar nga FMN-ja mbështetje për realizimin e programit 2009-2012. Sipas drejtuesve të administratës tatimore, gjatë këtij takimi ata kanë mundur të marrin mbështetjen e FMN-së në reformat që do të kryejnë. “Nisur nga këto, ky departament siguroi mbështetjen e plotë të një reforme thelbësore të Teknologjisë së Informacionit në DPT. Aty u konfirmua marrja përsipër e çdo suporti për një sistem modern dhe afatgjatë të IT, të paktën 15–vjeçar. Njëkohësisht, mbështetje kjo administratë do të ketë edhe në fushën e administrimit të kontrollit tatimor në Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj”, u shprehën zyrtarët e lartë të administratës tatimore. Gjatë deklaratës së tij të djeshme, kreu i administratës tatimore nuk la pa përmendur edhe shifrat e 5-mujorit, ku sipas tij realizimi i të ardhurave tatimore është bërë në masën 100.3 për qind. Sipas tij, gjatë këtyre muajve, të ardhurat tatimore kanë pësuar një rritje prej 5 për qind. Jo pak herë administrata tatimore ka qenë në qendër të vëmendjes për mbledhjen e të ardhurave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›