E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi, kushtet që të mos rritet çmimi i dritave

 

Këtë vit çmimi i energjisë elektrike nuk do të pësojë rritje, por vitin e ardhshëm po. Sipas drejtuesve të rinj të OSSH-së, në vitet në vijim balancimi do të mundësohet nëpërmjet energjisë mjaft të lirë që vjen nga HEC, që vazhdojne të jenë pronë publike, si dhe reduktimit të humbjeve dhe rritjeve të arkëtimeve që vetë kompania do të mundësojë. Dje, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, pati një takim me një delegacion të kompanisë CEZ, kryesuar nga Martin Roman, drejtor i përgjithshëm dhe anëtar i bordit të kësaj kompanie. Vizita e Roman, që vjen në një kohë të shkurtër pas marrjes së kontrollit të OSSH nga CEZ, zyrtarizoi mbylljen e transaksionit të privatizimit të OSSH sh.a., dhe fillimin e punës së kësaj kompanie nën administrimin e CEZ.
Privatizimi i OSSH–së është privatizimi më kompleks dhe më i rëndësishëm i bërë në Shqipëri. Në kontratën e shitjes janë të parashikuar me hollësi elementët rregullatorë, si p.sh., detyrimi i kompanisë CEZ për të pakësuar 17% humbjet në periudhë 5-vjeçare, për të rritur minimalisht arkëtimet 1% për çdo vit, të pamundura këto pa investuar së paku 200 milionë euro për sistemin e shpërndarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›