E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harrison Ford, aktori më i paguar i vitit



Duket se kriza financiare nuk ka përfshirë Hollivudin. Revista “Forbes”, e përcaktuar nga mediat ndërkombëtare si Bibla e kapitalizmit, prezanton klasifikimin e aktorëve që kanë fituar më shumë në 12 muajt e fundit. Këtë vit, në krye të listës ndodhet aktori Harrison Ford. Duket se ai fituar nga qershori i 2008-ës deri më sot, shifrën e 65 milionë dollarëve. Suksesi ekonomik i Ford vjen falë interpretimit të tij në “Indiana Jones”, episodit të katërt të sagës në të cilën është protagonist nën petkun e arkeologut Henri Xhons Xhunior. Në vendin e dytë të listës së aktorëve më të paguar është Adam Sandler, që ka arritur të fusë në xhep 55 milionë dollarë. Aktori popullor këtë vit ka interpretuar në dy filma të suksesshëm, të cilët së bashku kanë arkëtuar 413 milionë dollarë. Pas tij, në vend të tretë renditet Ëill Smith me 45 milionë dollarë fitim.

Pit dhe Zholi dhurojnë një milionë euro

Anxhelina Zholi dhe partneri i saj Bred Pit i kanë dhuruar një milion euro një spitali amerikan. Paratë do të shfrytëzohen për sigurimin e një fondi, për të paguar rrogat e mjekëve që merren me mjekimin e fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e kancerit. Çifti i famshëm hollivudian e ka bërë këtë kontribut ndaj spitalit St. John nga qyteti i lindjes i aktorit Springfield në Misouri. Vëllai i Pit, i cili po ashtu ka kontribuar në këtë spital, ka njoftuar se njësia mjekuese do të emërohet “Jane Pitt Pediatric Cancer Center” për nder të nënës së tyre. Më herët mediat folën për një ftohje mes Pit dhe Zholi pasi ai nuk e njoftonte aktoren se kur dilte dhe kthehej nga shtëpia. Ata jetonin në shtëpi të ndara megjithëse së fundmi nuk kanë ngruar të bashkohen për një vepër bamirësie.

16 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›