BERZH ndihmon "Nënë Terezën" të shtrijë krahët
BERZH jep një hua prej 22,6 milionë euro për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza" (TIA). Projekti përfshin zgjerimin e terminalit të ri të pasagjerëve, ndërtimin e ndërtesave shtesë të aerportit dhe investime në pajisjet dhe sistemet për mirëmbajtjen e terrenit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejtohet nga një shoqëri gjermane, me një koncesion nga qeveria shqiptare. Në vazhdim të financimit nga BERZH, TIA do të marrë hua paralele prej 24,3 milionë euro nga "DEG-Deutsche Investitions-und, "Alpha Bank" dhe "American Bank of Albania". Financimi i BERZH do të mbështesë fazën tjetër të modernizimit të aeroportit. Një shumë prej 10.6 milionë euro do të përdoret për investime në kapital dhe pjesa që mbetet prej 12 milionë euro do të përdoret për ristrukturimin e huasë fillestare të TIA-s, të siguruar nga BERZH në vitin 2005.