"Lamë detyrën, se na kërkuan privatizimin e Qafë-Thanës"
Një pjesë e stafit të institucionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Elbasan ka dhënë dorëheqjen. Shkak, sipas tyre, është bërë presioni për të kaluar një dosje privatizimi për doganën e Qafë-Thanës. "Unë kërkova dorëheqjen, pasi nuk mund të manipuloja një dosje që po përgatitet për privatizimin e pikës kufitare të Qafë-Thanës dhe për çudi, vendimi i pushimit tim ka ardhur me fuqi paravepruese një javë, që është shkelje ligjore", ka shtuar Muça. Sipas tij, në këtë zyrë është paraqitur për shqyrtim një dosje për privatizimin e pikës kufitare të Qafë-Thanës, në të cilën janë shënuar në harta pa numra kadastralë 25 dynymë, gjë për të cilën specialistët kanë dhënë përgjigje negative. "Është i pari i paaftë kreu i kësaj zyre, që e ka mbushur komisionin me inxhinierë metalurgë dhe dosjen e Qafë-Thanës që mban emrin e kërkuesit, Luan Hoxha, ne e kemi përcjellë negativisht se nuk ka bazë ligjore interpretimi", ka shpjeguar përgjegjësja juridike, Enerieta Fortuzi. Sipas informacioneve të zyrës së kthimit të pronave mësohet se ankimimi i Hoxhës në Gjykatën e Librazhdit i jep të drejtën e kërkesës për pronë të tijën, jo 25 dynymë, por 46 dynymë, vendim ky që është firmosur nga gjykatësi i Librazhdit, Sulejman Kurti. "Pikërisht, se nuk jemi bërë palë me manipulatorët e kësaj dosjeje, si dhe të një nëpunësi të lartë në prefekturë, ne jemi detyruar të dorëhiqemi dhe të shkarkohemi për ditët festive", ka shtuar Muça.
Zyra rajonale e kthimit të pronave në Qarkun e Elbasanit gjendet mes 700 dosjeve që kërkojnë interpretim ligjor dhe makthit për përgatitjen e dosjeve me porosi. Ky duket si konkluzioni i vetëm, në një kohë që kreu i këtij institucioni dhe stafi shkëmbejnë akuza të ndërsjella për abuzime. Akuzat që vijnë nga një pjesë e stafit, lidhen me shkarkimin me urgjencë të tyre, për shkak se disa dosje kërkohen të manipulohen që të marrin "vulën" ligjore. Ndërkohë që drejtori i komanduar, në zyrën e Komisionit të Kthimit të Pronave, në qytetin e Elbasanit, Agron Mina, shprehet se "stafi i zyrës së kthimit të pronave në rrethin e Elbasanit është i paaftë të menaxhojë e të interpretojë kërkesat e shumta të qytetarëve për pronat e tyre". Sipas tij, "dengu" i madh i kërkesave numëron jo pak, por 680 dosje të mbartura prej dhjetë vjetësh, që nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kjo zyrë. Sipas statistikave, kërkesat për kthim dhe kompensim pronash janë depozituar në këtë zyrë që nga viti 1993, por deri tani më shumë se gjysma e tyre nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kjo pasi ato rezultojnë të mbyllura nga nëpunësit e kësaj zyre. "Reforma duhet të fillojë që nga unë i pari, që klasifikohem i komanduar dhe tek i gjithë stafi që ka nivelin arsimor, por jo koeficientet rezultative të punës për kryerjen e detyrës", ka shtuar Mina.
Ndërkohë që Nazmi Muça, ish-topograf në këtë zyrë kundërpërgjigjet se "paaftësia qëndron së pari te drejtori i kësaj zyre, që në vend që të jetë jurist, është një inxhinier metalurg i komanduar, paaftësia e të cilit bie mbi bërthamën e këtij stafi". Pas dorëheqjes së tij në vendin e mbetur vakant mësohet se është sjellë një person tjetër me profesion inxhinier metalurg. "Sa për afro 700 dosjet e mbartura është e drejtë, por shumica e tyre kanë mangësi në dokumentacion dhe nuk mund të shqyrtohen" ka pohuar juristja e kësaj zyre, Enerieta Fortuzi. Sikur të mos ishin gjithë këto anomali, dje në këtë zyrë janë emëruar tre inxhinierë metalurgë, si dhe drejtori i zyrës, që edhe pse i komanduar, është po metalurg. Sidoqoftë, qindra qytetarë elbasanas mbeten në pritje të zgjidhjes së problemeve të tyre.