E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden lavdëron japonezët

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 16:30

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, shprehu admirim për stoicizmin e popullit japonez në përpjekjet për rimëkëmbjen nga cunami, gjatë takimit me kryeministrin japonez.

Kryeministri Naoto Khan e falënderoi Bidenin për ndihmën e madhe që dhanë Shtetet e Bashkuara pas fatkeqësisë, kur mes të tjerash, personeli ushtarak amerikan ndihmoi në rihapjen e aeroportit të dëmtuar në Senadi.

Biden më pas mbajti një fjalim në aeroport, gjatë të cilit ai vlerësoi “vendosmërinë dhe ndjenjën e unitetit” të popullit japonez.

“Tragjedia e tmerrshme që kaloi Japonia i tregoi botës për karakterin e popullit japonez: vendosmëria e tij e madhe dhe ndjenja e vëllazërimit”, tha Biden.

Nënpresidenti amerikan ka në plan të vizitojë të evakuuarit në banesat e përkohshme, në brigjet verilindore të shkatërruara nga fatkeqësia e 11 marsit, që shkaktoi 20 mijë të vdekur dhe të zhdukur.

Biden do të qëndrojë dy ditë në Japoni, që është ndalesa e fundit e turneut të tij 8-ditor në Azi, gjatë të cilit ai vizitoi edhe Kinën dhe Mongolinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›