E Diel, 1 Nëntor 2026

Bunkerët bullgar, mbrojtje për Gaddafin

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 15:00

Diktatori i Libisë, Muammar Gaddafi, gjatë këtyre orëve të një sulmi të madh të kryengritësve, mund të jetë fshehur në ndonjë nga bunkerët e ndërtuar nga një kompani bullgare.

Kjo është bërë me dije për mediat e Sofjes nga një ekspert i sigurisë, i cili ka dashur të mbetet anonim, por që në fakt, e njeh mirë sfondin e bashkëpunimit mes Libisë dhe vendit të tij, për çështjet e sigurisë.

Kështu, e përditshmja bullgare “24 Chasa”, deklaron se ka të ngjarë që Gaddafi të jetë i fshehur në një nga bunkerët e ndërtuar nga kompania bullgare “Technoexportstroy” në Libi, gjatë viteve të 80-ta.

Ka qenë pikërisht koha kur mes këtyre dy vendeve ka pasur një bashkëpunim të madh, pasi Bullgaria ishte nën regjimin komunist.

“Bunkerët bullgare në Libi janë aq të vjetër, saqë të gjithë e kanë harruar ekzistencën e tyre, duke përfshirë edhe ata që i kanë ndërtuar ata. Unë mund t’ju siguroj se edhe menaxheri i tanishëm i ‘Technoexportstroy’ nuk ka asnjë ide se arkivat me pluhur të kompanisë, mund të përmbajnë plane për ta”, ka vënë në dukje eksperti i sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›