E Shtunë, 31 Tetor 2026

BIG BROTHER 2, skeda për femrat protagoniste

Republika është zgjuar e para nga gjumi, ka shijuar mëngjesin e qetë duke bërë palestër. Më pas, një nga një banorët janë mbledhur e pas diskutimeve të paradites, kanë drekuar të gjithë së bashku në oborrin e shtëpisë së "Big Brother". Dita ka vijuar e qetë, mes bisedash ku secili prej banorëve të shtëpisë ka rrëfyer detaje për jetën personale, mes të cilave kanë shprehur edhe dëshirat për të ardhmen...

Bjordi "Ika nga Shqipëria kur isha 2 vjeç"

Bjordi për herë të parë u tregon banorëve të tjerë përse nuk flet shumë mirë gjuhën shqipe. Ai pohon për djemtë se e kujton largimin e tij nga Shqipëria që kur ka qenë 2 vjeç. Megjithatë, rrëfen se ka mundur që ta mbajë gjallë gjuhën shqipe falë bisedave me familjarët e tij. Ai thotë se ka ardhur vetëm për pushime në Shqipëri dhe shumë fjalë shqip i ka mësuat nga kontaktet që ka pasur në traget me të tjerë shqiptarë. Dritani ndryshon temën e bisedës dhe u thotë djemve të tjerë se në dush ka kamera. Kjo gjë duket se i vë në siklet të tjerët, të cilët fillojnë të qeshin, por Arjoni sqaron se vetëm në banjë ka kamera dhe jo në dush, pasi është një mjedis shumë intim.

Dritani dhe Aida zgjedhin valsin e dashurisë

Kanë mjaftuar disa hapa nga valsi i dashurisë mes Dritanit dhe Aidës, që janë duke mësuar provën e javës që të gjithë banorët të gjejnë nga një partnere për të kërcyer. Erjola që gjithmonë tërheq vëmendjen, thotë se ata duhet ta marrin me shumë seriozitet dhe u kërkon banorëve që të përqendrohen në detyrat e tyre. Zhuljeta kërcen me Arjonin, ndërsa Bjordi dhe Pavlini bëjnë humor duke kërcyer me njëri-tjetrin. Republika, e cila gjatë gjithë kohës ka qëndruar shumë në heshtje, i kërkon Erjolës që ta ndihmojë në larjen e enëve, një detyrë të cilën e marrin përsipër të gjitha vajzat, pasi vetëm kështu kanë mundësi edhe të bisedojnë mes tyre. Pasi mbarojnë punët e zakonshme në kuzhinë, banorët impenjohen në maksimum për provën e javës, ku valsi i dashurisë mbetet në plan të parë.

Mesnata i gjen banorët duke kërcyer

Orët e para të mëngjesit të ditës së tretë në shtëpinë e "Big Brother" i gjejnë banorët duke kërcyer nën ritmet e muzikës. Pasi kanë konsumuar jo si duhet kohën e vënë në dispozicion nga vëllai i madh për përgatitjen e provës së javës, ata janë braktisur me gjithë qejf në tingujt e muzikës. Debatet dhe shakatë me njëri-tjetrin kanë zgjatur për orë të tëra.

Republika zgjohet e para

E para nga banorët, që u zgjua, ishte Republika. Ajo e nisi ditën duke bërë palestër e duke shijuar freskinë e mëngjesit, në oborrin e shtëpisë, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flinin.

Që në mëngjes, banorët diskutojnë për drekën

Pa ngrënë mirë mëngjesin, banorët kanë filluar diskutimin për menynë e drekës. Të pavendosur mes makaronave, gjellës apo supës, ata kanë preferuar të presin të tjerët për ta vendosur bashkërisht menynë e drekës.

Me kanun, jam ende i martuar

Pavlini i rrëfen Republikës se edhe pse martesa e tij ka marrë fund, me kanun ai është ende i martuar. Në fakt, me ligj, martesa e tij nuk mund të quhet e tillë, sepse nuk e kanë kryer celebrimin. Ajo që i mungon më shumë janë fëmijët, të cilët jetojnë me mamanë e tyre. Ai ka një djalë dhe një vajzë e këtë të fundit ka 5 muaj pa e parë.

Dua t‘i fryj buzët

Duke marrë shkas nga fjalët e një kënge popullore, Aida ka deklaruar se ka në plan që më vonë të bëjë një ndërhyrje në buzët e saj, për t‘i fryrë ato. Ajo ka komplimentuar Adelajden për buzët e bukura. Vajzat kanë vazhduar diskutimin mbi cilësinë e dobët të këtyre ndërhyrjeve në Shqipëri dhe disa rasteve që njihnin, që në vend që të ishin zbukuruar, ishin shëmtuar.

"Big Brother": Fat apo meritë?

Një tjetër diskutim është zhvilluar mes banorëve të shtëpisë: Hyrja në "Big Brother" është fat apo meritë? Sipas Erjolës, nëse ata janë këtu, arsyeja është se dikush ka menduar se vlejnë, se kanë diçka për të treguar, që të tjerët ia vlen ta shohin. Por një arsye tjetër sipas Arjonit, mund të jetë fakti që autorët kanë dashur t‘i tregojnë publikut fytyrën e tyre të vërtetë e jo atë që ata mundohen të shfaqin. -Nëse unë bëj show, -thotë ai,- këtë e bëj për veten time, që të më hyjë diçka në xhep. Në këtë botë, sot, gjithçka bëhet për anën ekonomike. Nëse kam hyrë, nuk besoj të jetë shans, sepse unë kam fat në dashuri e jo në lojë!

Ngjaj si Orlando Bloom

Duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen e vajzave e sidomos të Adelajdes, me të cilën shkëmben pambarimisht batuta, Bjordi ka deklaruar se i ngjan Orlando Bloom. Ndërsa kur ishte i vogël, të gjithë i thoshin se i ngjante Leonardo di Caprios.

Banorët drekojnë në kopsht

Pasi dreka është bërë gati, banorët kanë vendosur ta hanë atë jashtë. Por pasi kishin shtruar e rregulluar gjithçka, Arjoni që ka pasur shumë ftohtë, ka kërkuar të hyjnë brenda. Megjithatë, banorët e tjerë nuk kanë lëvizur, kështu që ai, duke mos dashur të ndahet nga grupi, është dorëzuar. Menyja me supë, qofte, pure, etj., u ka shijuar të gjithëve dhe komplimentet për "shefat" nuk kanë munguar.

Arjoni: Kam punuar roje bregdetare

Gjatë bisedës me Dritanin dhe Qetsorin, Arjoni tregon se që në moshën 16-vjeçare, ka punuar si roje bregdetare, duke e cilësuar këtë eksperiencë, si një nga më interesantet. Për të qenë baywatch, ai kishte bërë një shkollë 6-mujore gjatë së cilës kishte mësuar llojet e notit dhe përdorimin e motoskafit të ujit, dhënien e ndihmës së shpejtë etj. E vetmja e keqe, cilëson ai, ishte nxirja në formën e kanotierës, të cilën nuk e hiqje dot, sepse ishte uniformë e punës, por edhe asaj ia gjeta zgjidhjen! E zgjeroja duke e tërhequr, që të më merrte dielli tamam!

Republika Kasmahu

Mosha: 24 vjeç

Vendlindja: Gjirokastër

Vendbanimi: Lazarat

Gjendja civile: Beqare

Arsimi: I lartë, Gjuhë-Letërsi

Profesioni: E papunë

Hobi: Poezia

Do të hyjë në "Big Brother" sepse: do të paraqesë veten dhe të tregojë se vajzat e fshatit nuk janë inferiore.

Karakteristika: E fortë, e vendosur, e sinqertë. Tip i ndjeshëm dhe romantik. Pëlqen Shekspirin. Nuk i ka prindërit. Që e vogël jeton me gjyshen. Ka marrëdhënie shumë të mira me të dhe me xhaxhain. Ëndrra e saj është Akademia e Rendit. Me paratë e fituara do donte të ndihmonte të afërmit, të kishte një vilë të vogël në plazh ku të mund të shkonte bashkë me gjyshen dhe pastaj të tjerat t‘i investonte për të hyrë në Akademinë e Rendit.

Adelajda Xhamani

Mosha: 22 vjeç

Vendlindja: Kavajë

Vendbanimi: Kavajë

Gjendja civile: E fejuar

Flokët: Të kuqe

Arsimi: I lartë, cikël i ulët

Profesioni: Mësuese e letërsisë dhe gjuhës shqipe në Luz të Vogël të Kavajës.

Hobi: Muzika, letërsia

Do të hyjë në "Big Brother" sepse: E ka ëndërr, megjithëse nuk e lënë familjarët dhe ka ardhur pa lejen e tyre. E njëjta gjë ndodhi dhe vitin e kaluar, ku nuk mundi as të bënte aplikimin.

Karakteristika: Në Kavajë njerëzit janë fanatikë, por ajo e kundërshton këtë fenomen. Thotë se, po fitoi, do hyjë në shtëpi dhe nuk ka për ta ndaluar asgjë. E prezanton veten si vajzë normale, të thjeshtë dhe të komunikueshme. Është tip i qetë në përgjithësi. Miqësohet shpejt. I fejuari i saj është shofer zjarrfikëseje në Kavajë. Nuk përputhen shumë me njëri-tjetrin, madje ai është dhe pak xheloz. Pëlqen të kërcejë dhe të argëtohet. I vetmi moment argëtimi për të janë aktivitetet që organizon me fëmijët e shkollës.

Zhuljeta Daci

Mosha: 27 vjeç

Vendlindja: Peshkopi (Dibër)

Vendbanimi: Tiranë

Gjendja civile: Beqare

Arsimi: I lartë/ pasuniversitar, Gjermanisht.

Profesioni: Operatore në sektorin e taksave pranë Drejtorisë së Shfrytëzimit të Ambienteve, Tiranë (Kolaudimi i makinave)

Do të hyjë në Big Brother sepse: I pëlqen të bëjë shou dhe me 70 mijë eurot e fituara do të bëjë qejf.

Karakteristika: E hapur, pa komplekse, komunikuese, shumë atraktive. Ka fobi kinezët. Do t‘i pëlqente të mësonte kinezishten. Thotë se pëlqehet jo vetëm nga meshkujt, por edhe nga femrat. Pranon se ka një lidhje. Konsumon alkool dhe duhan. Ka 2 vjet që punon si operatore te kolaudimi. Njeh disa gjuhë të huaja. Ka 4 motra dhe një vëlla që quhet Romeo, i cili lindi pas 5 vajzave.

Erjola Jolldashi

Mosha: 25 vjeç

Vendlindja: Elbasan

Vendbanimi: Kuçovë, së fundi ka ardhur në Tiranë

Gjendja civile: E martuar me një fëmijë

Sytë: Gështenjë

Flokët: Të verdha

Arsimi: I lartë. Vazhdon studimet për Agrobiznes, Viti II, Elbasan.

Profesioni: Ndihmon burrin në biznesin e fruta-perimeve

Hobi: Llafet!

Do të hyjë në "Big Brother" sepse: ka shumë energji pozitive që do donte t‘ua transmetonte dhe të tjerëve.

Karakteristika: Thotë që është tip karizmatik, e aftë të përshtatet me çdo grup shoqëror. Mendon se BB është një trampolinë e mirë për njerëzit si ajo që kanë aftësi në fusha të ndryshme e që nuk kanë mundësi të tjera për t‘i shpalosur ato. Zotëron anglishten, italishten, greqishten dhe pak turqisht. Ka jetuar 2 vjet e gjysmë në Greqi. Është shumë e shkathët dhe di të përshtatet me çdo lloj situate. Ka bërë profesione që gjithmonë kanë pasur kontakte me njerëzit. Tip i sfidave dhe që nuk dorëzohet lehtë para vështirësive.

Lirita Halili

Mosha: 22 vjeç

Vendlindja: Prishtinë

Vendbanimi: Prishtinë

Gjendja civile: Beqare

Sytë: Të zinj

Flokët: Të zinj

Arsimi: I lartë, Shkenca Komunikimi

Profesioni: Shitëse në një butik

Hobi: Shkencat e komunikimit dhe psikologjia, muzika dhe festat.

Do të hyjë në "Big Brother" sepse: Do të përfaqësojë vendin e vet, duke treguar karakterin e saj të drejtpërdrejtë.

Karakteristika: Simpatike, e komunikueshme me të gjithë. Mendon se shkolla që ka mbaruar e ndihmon në marrëdhëniet me njerëzit. Mund të përshtatet me këdo.

Mimoza Krasniqi

Mosha: 19 vjeç

Vendlindja: Gjakovë

Vendbanimi: Gjakovë

Gjendja civile: Beqare

Arsimi: I mesëm

Profesioni: Pa punë

Do të hyjë në Big Brother sepse: I pëlqen të njohë njerëz të rinj nga Shqipëria

Karakteristika: E di që është simpatike dhe hyn me një strategji të qartë: të bëjë për vete gjithë djemtë e shtëpisë "Big Brother". Të dashurit i ka premtuar që kjo do të jetë vetëm një lojë. I pëlqen të jetojë në Tiranë. Profesioni që do të donte të kishte: grimiere.

Aida Troka

Mosha: 25 vjeç

Vendlindja: Burrel

Vendbanimi: Tiranë

Gjendja civile: Beqare

Arsimi: I Lartë

Profesioni: Ekonomiste

Do të hyjë në "Big Brother" sepse: i duket një mënyrë e mirë për të rifituar lirinë

Karakteristika:

Punon ekonomiste në një firmë ndërtimi. Pas humbjes së të dy prindërve jeton vetëm. Lidhjet më të ngushta familjare i ka me motrën që jeton në Itali. Sipas profesionit që ka thotë që çdo gjë e bën me llogari. Ka hobi muzikën, filmin. Shkon disa herë në javë në pishina. Do të donte të ndiqte më shumë emocionet, ndaj dëshiron aq shumë të bëhet pjesë e shtëpisë së "Big Brother".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›