Cilësitë personale të liderit
Është e zakonshme tashmë që "tifozeritë politike" të kenë si objekt të tyre jo partitë politike, por liderët që i drejtojnë ato. Madje, edhe lufta politike duket se po reduktohet vetëm në "betejë" mes liderësh. Kjo tendencë po shoqëron gjithë botën demokratike në kohët e sotme. Duke ndjekur nga jashtë këtë tendencë nuk mund të mos vëresh se cilësitë personale të liderit vijnë e marrin rëndësi të konsiderueshme. Në këtë kuptim, lideri është sa personal, aq edhe jo i tillë. Ǒdo të thotë kjo? Çdo lider, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, si i tillë, shfaq domosdoshmërisht tiparet e veta personale. Ai ka mënyrën e vet të punës, të komunikimit, të vizionit për botën. Dhe kur bëhet fjalë për liderin politik, atëherë këto tipare vijnë e bëhen edhe më të rëndësishme, pasi kanë të bëjnë me stilin e punës së liderit, i cili kur është në pushtet, formaton aktivitetin e "skuadrës së tij", pra të qeverisë, drejt modelit të tij. Dhe po në këtë mënyrë, është e kuptueshme se sa ndikohet më tej shoqëria në një riprodhim të këtij modeli.
Nëse do të bëjmë një studim jo të thelluar, në shoqërinë shqiptare, këto vite tranzicioni, vihet re dukshëm se si ka ndikuar në formatimin e shoqërisë lideri me tiparet e tij personale. Qenia e z. Ramiz Alia në krye të vendit, në momentet e para të demokracisë, mënyra e tij tolerante dhe e prirur drejt intelektualizmit, që do të thotë e pavendosmërisë për të marrë vendime të menjëhershme, krijuan atë format të tolerancës dhe demokracisë. Një ndër arsyet pse kalimi nga një sistem totalitar drejt atij demokratik u krye në një mënyrë që tashmë jemi mësuar ta quajmë paqësore, ka të bëjë dhe me tiparet e liderit të kohës. Por po këto tipare bënë që z. Alia të mos mund të merrte vendime të rëndësishme në momente vendimtare, prandaj dhe pushteti kaloi shpejt në duart e opozitës së kohës, që drejtohej rastësisht nga z. Sali Berisha. Cilësitë personale të Berishës formatuan më tej shoqërinë e viteve ‘90. Mënyra e tij e komunikimit me njerëzit, dëshira e tij për të komunikuar me turma, për të treguar shpirtin e tij karizmatik, treguan njëkohësisht dy nga tiparet e tij personale; mbivlerësimi i dukjes dhe shpirti kontradiktor. Pra, nga njëra anë shfaqet dëshira e tij për të mbivlerësuar dukjen dhe për ta paraqitur atë sa më të pëlqyeshme. Dhe nga ana tjetër, fryma e tij kontradiktore, jotolerante. Për z. Berisha, rëndësi ka të fitohet një imazh, i cili të garantojë rolin e liderit. Është ky një ndër faktorët që e paraqesin Berishën punëtor, sepse rri në zyrë 24 orë. Por puntimi drejt dukjes, drejt imazhit rrezikon të sjellë një formatim demagogjik të shoqërisë, të mbështetur në falsitet, gënjeshtër dhe mashtrim. Shoqëria e kësaj periudhe, në fund të fundit, u ngrit mbi iluzionin; iluzionin për fjalën e lirë, iluzionin për demokracinë. Kjo shoqëri u ngrit mbi mashtrimin; mashtrimin me çekun e bardhë, mashtrimin me liritë politike e deri te mashtrimi me piramidat. Nga ana tjetër, karakteri kontradiktor dhe mungesa e tolerancës, të shprehura në "luftën ndaj komunizmit", krijuan edhe një agresivitet social. Shoqëria e kësaj periudhe nuk mund të mos shfaqte edhe ajo tipare të dhunës, të mungesës së tolerancës. A mund të quhet modeli "Berisha" model i punës? Mendoj se po ta karakterizojmë kështu do të thotë të mos kemi njohur z. Berisha si individ. Mjafton të ndjekësh me vëmendje një intervistë të tij, për të kuptuar se për të, rëndësi ka çfarë do, çfarë pëlqen dhe përfytyron ai. Të tjerat nuk ekzistojnë. Modeli i tij i ngjan asaj zonjës së shtëpisë, e cila nuk pastron kurrë shtëpinë e saj dhe kur i vijnë miqtë, rregullon vetëm mesin e dhomës, duke i fshehur plehrat pas kolltukëve të shtrenjtë. Prandaj, ky model nuk mund të siguronte zhvillimin real të vendit.
Cilësitë personale të z. Fatos Nano, toleranca, shpirti i tij bohem dhe, njëkohësisht natyra e tij intelektuale, që shfaq pavendosmëri në raste decizive, formatuan një shoqëri ku toleranca shkoi deri në papërgjegjshmëri dhe shpërdorimet e imazhit publik apo të fondeve publike shkuan deri në kulm.
Nëse do të vazhdonim me analizën e liderëve të tjerë do të vërejmë sigurisht ndikimin e cilësive të tyre personale në formatimin e modeleve qeverisëse. I kërkoj ndjesë lexuesit që nuk po zgjatem me modelet e "reja" qeverisëse, por jam e bindur se secili prej tyre do të arrijë ta bëjë vetë një analizë të tillë.
Të pranosh rolin e cilësive personale të liderit nuk do të thotë ta personalizosh gjithçka me të. Nuk do të thotë as që lideri të shndërrohet në një despot a monark. Lideri shfaq potencialin e tij si lider, kur vepron me skuadra, kur krijon lidershipe, kur reflekton aktivitet pozitiv. Që këtej mund të themi se një kryeministër, një president a dikush tjetër, që konsiderohet lider politik, mund të quhet i tillë sa kohë ushtron institucionalisht detyrën, por në thelbin e vet, ai shndërrohet në lider nëse ka ditur të punojë si i tillë.
Nuk mund të mos vihet re personalizimi i sotëm i luftës politike, e cila deri diku justifikohet pikërisht me cilësitë personale të liderëve. Sot "tifozeria" berishiste e ka orientuar sulmin e vet kundër z. Edi Rama, personalisht. Kjo është gjithashtu deri diku e justifikueshme me aq sa thamë më sipër. Por z. Rama, edhe nëse nuk fiton zgjedhjet, sërish mbetet "në këmbë" si lider politik aktiv, pra, që do të thotë ai mbetet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit. Ndërkohë që tifozeria shpenzon kohë të çmuar vetëm duke u marrë më të. Pyetja që ngrihet vetiu është: Po Partia Socialiste a është objekt i këtyre sulmeve dhe tifozerive? Nëse përgjigjja do të ishte "pak a shumë", atëherë do të arrinim në një konkluzion tjetër: roli i liderit në Shqipëri është personalizuar deri në kufirin ekstrem të tij dhe kjo është mjaft serioze për fatin e demokracisë. E, nëse nuk është kështu, atëherë sulmet kundër Ramës janë kundër Partisë Socialiste. As më pak e as më shumë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për tifozerinë rozë, e cila ka si objekt sulmi z. Berisha, duke arritur deri aty sa të pretendojë se mjafton të largohet ai, pa le ta ketë pushtetin e djathta.
Ky refleksion sipërfaqësor më shtyn të besoj se modelet personale duhen parë me shumë kujdes dhe sidomos nga opinionistët, të cilët kanë një rol të madh në ngritjen e liderit politik. Ata duhet të kenë në konsideratë të dyja anët e medaljes, por mbi të gjitha, limitet e koncepteve.