Skandali, ilaçet për njerëzit edhe në farmacitë për kafshët
Shërbimi i tregtimit të barnave në Shqipëri është shtrirë edhe më gjerë... Ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian shumica e ilaçeve, ato që merren pa rekomandim, shiten edhe në supermarkete, tani në vendin tonë medikamentet mund t‘i gjesh edhe në farmacitë veterinare. Në dyqanet ku shiten barna për kafshët, shpendët, apo pesticide të ndryshme, mund të gjesh edhe ilaçe për njerëzit.
Në farmacitë ku fermerët, apo qytetarët shkojnë për të blerë barna për kafshët me të cilët jetojnë, apo mbajnë pranë tyre, mund të blejnë edhe barna për njerëzit. Ndryshimi mes farmacive veterinare dhe barnatoreve normale ku njerëzit blejnë produkte, është kontrolli nga strukturat përgjegjëse për cilësinë e tyre. Në këtë mjedis nuk mund të ngatërrohen erërat e produkteve, aq më pak të rrezikohet përzierja e produkteve të njerëzve me ato të kafshëve. Po ashtu, shumica e personave që punojnë në farmacitë veterinare, janë thjesht shitës, në rastin më të mirë, specialistë të bujqësisë. Ata nuk mund të japin receta mjekësore edhe për njerëzit. "Është e ndaluar të tregtosh barna për njerëzit aty ku ofrohet shërbim për kafshët. Kjo nuk lejohet dhe bie në kundërshtim flagrant me ligjin", tha kreu i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari. Sipas tij, kjo është e palejueshme, ndërkohë që pacientët duhet të bëjnë kujdes të mos blejnë produkte medikamentoze në këto vende, pasi, sipas kontrolleve të këtij sektori, janë evidentuar disa herë raste të tilla.
Veterinaria
Shitja e ilaçeve të kafshëve bashkë me barnat e mjekëve janë jo vetëm shkelje dhe të papranueshme, por bashkë me shitjen e këtyre produkteve farmaceutike ka edhe probleme të tjera.
"Farmacitë veterinare janë kthyer në shitës të barnave humane dhe kjo vjen si pasojë e mosfunksionimit të tyre për shërbim veterinar. Në asnjë vend të botës nuk funksionon që ilaçet të tregtohen nga mjekë veterinerë, por nga farmacistë", sqaron kreu i farmacistëve, Arjan Jaupllari. Sipas tij, nuk ka farmacist veteriner, por edhe barnatoret të cilat tregojnë ilaçe për kafshët duhet të drejtohen nga farmacistë. Edhe ligji për farmacitë veterinare i pas viteve 1990, sqaron se në këto subjekte duhet që ilaçet të jepen vetëm nga punonjësit që kanë për profesion farmacinë.
Shitja e ilaçeve
"Sipas kontrolleve, ka rezultuar se në farmacitë ku tregtohen barna për kafshët shiten edhe ilaçe për njerëzit. Por jo vetëm kaq, në këto farmaci ilaçet jepen nga veterineri dhe jo nga farmacisti, gjë që bie në kundërshtim me ligjin", sqaron Jaupllari. Sipas tij, një farmacist që ka kryer studimet 5-vjeçare të Farmaceutikës është i aftë për të dhënë informacionin e duhur dhe të sqarojë përdorimin e ilaçeve përkatëse jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët. Ligji autorizon që kontrolli në farmacitë veterinare të bëhet nga Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sakaq, një tjetër pikë e vendosur në dukje edhe nga qytetarët është që në farmacitë veterinare shiten agro-kimikate në shishe jo apostafat për këto lloje produktesh, disa herë dhe pa ambalazhe. Lejet për klinikat veterinare, apo për ngritjen e farmacive veterinare jepen nga Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.