E Shtunë, 31 Tetor 2026

BKT, vlerësim maksimal për nivelin e investimit



Situatë të qëndrueshme në terma afatgjatë në nivel kombëtar. është ky konkluzioni i prestigjiozes "JCR Eurasia Rating", duke rivlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare me notën AAA, që nënkupton nivelin më të lartë të investimit. Për këtë, agjencia mori parasysh kotën e rritjes së aseteve, nivelin e likuiditetit, strukturën e depozitave dhe një sërë pikash të tjera të rëndësishme. "JCR Eurasia Rating", pjesë e filialit Euroaziatik të Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, ka renditur edhe Shqipërinë në nivelin "BB" në terma afatgjatë. Të gjitha vlerësimet tregojnë një situatë "të qëndrueshme". Nota AAA (Alb) me të cilën u vlerësua BKT është nota më e lartë e mundshme brenda një tregu vendës dhe tregon se përfituesi i saj është institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri. Sipas raportit të vlerësimit të JCR-ER, detajohet se BKT është institucioni i dytë më i madh bankar në Shqipëri, me një nivel të lartë likuiditeti. Struktura e saj e depozitave përbëhet nga depozita me terma afatgjatë dhe llogari individuale depozitash. Po kështu vihet në dukje që me gjithë zhvillimet negative në sektorin bankar, BKT ka arritur të rritë bindshëm kuotën e aseteve me 15,39 % krahasuar me vitin e kaluar. JCR-ER thekson se rezultatet e tremujorit të parë 2010 janë në përputhje me të gjitha planet e menaxhimit. Ky vlerësim bëhet menjëherë pasi BKT fitoi çmimet si "Banka më e mirë për vitin 2009 në Shqipëri" dhe "Banka më e mirë në Evropën Juglindore", çmime këto të dhëna nga revista angleze "Finance Central Europe".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›