E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi, shumë “yje” në miqësoren me Shqipërinë



Trajneri i Malit të Zi, kroati Zlatko Kranjçar, publikoi listën e 22 lojtarëve të thirrur për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë (25 maj, në Podgoricë) dhe Norvegjisë (29 maj, në Oslo). Në grupin e lojtarëve të thirrur vetëm njëri luan në Malin e Zi, 24-vjeçari Luka Pejoviç i Mogren. Futbollistët e tjerë luajnë në Gjermani, Austri, Zvicër, Portugali, Spanjë, Serbi, Hungari, Rusi, Rumani, por edhe në Korenë e Jugut. Kjo do të jetë miqësorja e dytë e Shqipërisë me Malin e Zi. E para është fituar nga Kombëtarja jonë me rezultatin e thellë 5-0 (1946, trajner serbi Ljubisha Broçiç), një takim i zhvilluar në Shkodër, por që nuk është njohur nga FIFA. Ja lista e plotë e malazezëve: Vukasin Poleksiç (Debrecin, Hungari), Mladen Bozoviç (Partizan, Serbi), Srdan Blaziç (Levadijakos, Greqi), Marko Basa (Lokomotiva Moskë, Rusi), Radoslav Batak (Antalijaspor, Turqi), Miodrag Dzudoviç (Spartak Njalçik, Rusi), Milan Jovanoviç (Rapid, Austri), Elsad Zverotiç (Luzern, Zvicër), Vladimir Bozoviç (Rapid Bukuresht, Rumani), Savo Paviçeviç (Kavala, Greqi), Luka Pejoviç (Mogren, Mal i Zi), Zarko Tomaseviç (Nacional, Portugali), Milorad Pekoviç (Grojter Firt, Gjermani), Branko Boshkoviç (Rapid, Austri), Mladen Kascelan (Jagelonija, Poloni), Simon Vukçeviç (Sporting, Portugali), Ivan Fatiç (Xhenova, Itali), Mitar Novakoviç (Amkar, Rusi), Mirko Vuçiniç (Roma, Itali), Andrija Delibasiç (Herkules, Spanjë), Radomir Daloviç (Rijeka, Kroaci), Dejan Damjanoviç (Seul, Kore e Jugut).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›