E Shtunë, 31 Tetor 2026

BLD zhvillon kuvendin rajonal në Dibër

Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat Arjan Starova, në kuvendin e parë rajonal kësaj force politike në qarkun e Dibrës, prezantoi Dilaver Laçin dhe Bledar Pashën, si kandidatët për deputet të kësaj partie në këtë qark. Në këtë kuvend Starova prezantoi gjithashtu programin elektoral të Bashkimit Liberal Demokrat. Të jeni të sigurt se duke zgjedhur Dilaverin i keni bërë Dibrës nder, na keni bërë ne nder, si dhe i keni bërë nderë Dilaverit, familjeve të tuaja të koalicionit të djathtë dhe të gjithë Shqipërisë, u shpreh kreu i BLD-së, Starova gjatë fjalës së tij në këtë kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›