Basha, falënderon ambasadorët e OKI për rezolutën e Kosovës
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha ka falënderuar ambasadorët e vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, të akredituar në Tiranë, për mbështetjen e një rezolute të paraqitur nga Shqipëria për Kosovën në takimin Ministerial të Organizatës së Konferencës Islamike. 57 vende të këtij organizmi ku merr pjesë edhe Shqipëria e morën këtë vendim disa ditë më parë në Damask.
Ministri i Jashtëm vlerësoi dhe gatishmërinë e këtyre vendeve për të mbështetur Kosovën dhe forcimin e ekonomisë së saj, ku ndër të tjera ky vendim kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ministri Basha vlerësoi edhe gatishmërinë e këtyre vende për të mbështetur Kosovën pasi Organizata prej 57 shtetesh vlerëson, se pavarësia e shtetit më të ri dhe ndërtimi i institucioneve, kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Gjatë bashkëbisedimit me ambasadorët, ministri i Jashtëm Basha, duke iu referuar edhe takimeve në Damask me homologët e tij, shprehu bindjen se miratimi i kësaj rezolute do ti hapë rrugë njohjes të pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike