Spahiu: PLL, pjesë e koalicionit për ndryshim
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu gjatë takimeve të zhvilluar në rrethin e Kukësit ka prezantuar kandidatët Sulejman Gjana, Xhem Nezaj, Brunilda Elezi dhe Albert Lleshi që përfaqësojnë në këtë qark, PLL-në për zgjedhjet e 28 Qershorit 2009.
Duke iu referuar bashkëpunimit të PLL me PD-në Spahiu theksoi se pjesëmarrjen në koalicion, kjo forcë politike nuk e konsideron si një komoditet elektoral, por si një impenjim serioz të një rëndësie të veçantë për të kontribuar në radhë të parë për fitoren e së djathtës shqiptare. Para se të mendojmë se çfarë do të përfitojmë nga koalicioni, PLL mendon se çfarë do të ofrojë për koalicionin. Ne i urojmë fitore kandidatë të Partisë Lëvizja e Legalitetit që është fitorja jo vetëm e PLL-së, por edhe e Partisë Demokratike dhe e koalicioni Aleanca e Ndryshimi, theksoi Spahiu.