Shehu: Në 2013, Shqipëria në BE
Kandidati për deputet i PD-së, në qarkun e Tiranës Tritan Shehu është shprehur se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të finalizohet në 2013-ën. Shehu duke përmendur arritjet e kësaj qeverie si ndryshimet e mëdha në rritjen ekonomike të vendit, rrugë apo kanale, përmirësimet që janë bërë në shëndetësi, aplikimi për në BE, i ka cilësuar ato ngjarje që fillojnë një fillim tjetër në mandatin e dytë të kësaj qeverie.
Shehu gjithashtu u shpreh i bindur se me përkrahjen e qytetarëve dhe me përmbushjen e premtimeve të dhëna ai është i sigurt që PD-ja do të fitojë më shumë se gjysma e mandateve të deputetëve në qarkun e Tiranës.