Topalli: Edvini ta harrojë se mund të prishë zgjedhjet
Mazhoranca në fushatën elektorale
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në turin e saj Gratë për fitoren është ndalur në qytetin e Kavajës, i cili ishte ndër të parët që u ngrit kundër sistemit diktatorial me kurajë e vizion të jashtëzakonshëm. Në këtë takim, kryetarja e Parlamentit ka akuzuar kundërshtarin politik, kryesocialistin Rama pasi sipas saj ky nuk mund të prishë kurrsesi zgjedhjet. Duke vlerësuar rolin e gruas në rrëzimin e komunizmit dhe në kontributin e tyre për ndryshimin e vendit, Topalli ka përmendur ndryshimin e ndodhur në vendin tonë gjatë qeverisjes katër vjeçare të mazhorancës së djathtë. Gratë, kanë qenë të parat që kanë dalë nëpër rrugë dhe sheshe për të rrëzuar komunizmin. Kanë qenë gratë dhe nënat që në vitin 2005 e kuptuan se Shqipëria duhet të ndryshonte. Ne dhamë premtimin e ndryshimit dhe sot, pas 4 vjetësh mund të themi me plot gojën se Shqipëria po ndryshon. Gratë kërkojnë vazhdimin e ndryshimit për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Fitorja do të jetë në të gjithë Shqipërinë si në 92-in, theksoi ajo. Më tej, duke u ndalur në projektet për katërvjeçarin e ardhshëm, kryetarja e Kuvendit tha se do të jetë një katërvjeçar i jashtëzakonshëm, i sfidave dhe ambicieve të mëdha për Shqipërinë, i mundësisë së liberalizimit të vizave, i rritjes së mëtejshme ekonomike. Nga të gjitha premtimet e programit të Partisë Demokratike nuk ka një premtim të pa mbajtur. Projektet e zhvillimit në 4-vjeçarin tjetër janë po aq ambicioze, sa kanë qenë këto që ne kemi realizuar gjatë kësaj periudhe. Katër vitet e ardhshme do të vazhdojmë të rrisim rrogat, pensionet e mbi të gjitha vëmendja do të përqendrohet tek njerëzit që kanë më shumë nevojë, tek ata që kanë më pak mundësi dhe mbi të gjitha ajo që ne synojmë është rinia; më shumë bursa, më shumë shkolla, më shumë punësim, u shpreh Topalli. Ndërsa kreu aleancist Neritan Ceka në vijim të turit të tij elektoral, u ndal në një takim me banorë të zonës së Dumresë në qarkun e Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, kreu liberaldemokrat ka theksuar se Aleanca Demokratike ka një projekt të veçantë në programin e saj për zhvillimin e kësaj zone. Koalicioni Aleanca e Ndryshimit do bëjë të mundur shfrytëzimin e resurseve të mrekullueshme turistike të kësaj zone duke hapur kështu sa më shumë vende pune. Gjithashtu, ne do të ndihmojmë fermerët duke kompensuar blerjen e farërave, plehrave dhe naftës në 4 vitet e ardhshme, ka nënvizuar Ceka. Ndër të tjera, Ceka është ndalur edhe në komunën e Quksit. Gjatë kësaj vizite kreu aleancist ka zhvilluar një takim me maturantët e shkollës së mesme të Karkavecit, ku ka prezantuar dhe prioritetet e Aleancës Demokratike për arsimin dhe zonën e qarkut të Elbasanit. Ceka ka theksuar se rëndësia e fitores së zgjedhjeve nga koalicioni Aleanca e Ndryshimit është e domosdoshme për ndryshimin e infrastrukturës, vazhdimësinë e reformave me standarde evropiane në arsim. Shumë shpejt këtu do kalojë rruga nacionale dhe kjo zonë, që dikur ishte një xhep, kjo zonë që i ka dhënë Shqipërisë poetin Vilson Blloshmi, do jetë me të vërtetë simbol i të ardhmes shqiptare, ka përfunduar kreu aleancist.