Topi kundër përdorimit të imazhit të fëmijëve në mitingjet elektorale

Presidenti inkurajon të rinjtë të jenë aktivë në debatin publik
Presidenti Topi ka dal në të njëjtën linjë me opozitën kundër përdorimit politik të imazhit të fëmijëve gjatë fushatës elektorale. I konsideruar problem shqetësues për ndërprerjen e orëve të mësimit kryesisht në periudhën e fushatës zgjedhore, opozita ka akuzuar mazhorancën e djathtë për përdorimin e nxënësve të shkollave në mitingjet e tyre nëpër rrethe. Përfaqësuesit e të majtës, kanë kritikuar ashpër përdorimin e fëmijëve, sipas së cilës kjo qeveri ka kthyer shkollat fatkeqësisht në kazerma rekrutimi. Ky shqetësim ka mbërritur edhe tek Presidenti i Republikës më 1 qershor, ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Kanë qenë vet përfaqësuesit e Parlamentit Rinor ata që i kanë paraqitur Kryetarit të Shtetit shqetësimin mbi përdorimin e të miturve nën moshën 18 vjeç për të mbushur sallat apo mitingjet elektorale. Sipas përfaqësuesve të Parlamentit Rinor ky lloj angazhimi bie ndesh jo vetëm me normat morale e etike, por edhe me frymën e Konventës së të drejtave të Fëmijës. Presidenti Topi së bashku me përfaqësuesit e Parlamentit Rinor shqiptar ka ndarë shqetësimin e përdorimit të të miturve nën 18 vjeç për të mbushur sallat apo mitingjet elektorale, që dëmton procesin arsimor dhe edukues të të miturve, pasi i shkëput nga mësimi si dhe përdoret imazhi i tyre për qëllime elektorale të partive politike në Shqipëri. Duke i konsideruar të drejta shqetësimet e këtij parlamenti, kreu i shtetit i inkurajoi të rinjtë që të jenë aktivë në debatin publik për të shprehur hapur mendimet e tyre, edhe nëpërmjet takimeve me subjekte të tjera. Kreu i shtetit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Rinor ndanë mendimin dhe kërkesën se të rinjtë se e ardhmja e tyre duhet të trajtohen si prioritet në programet elektorale të partive politike, se duhet të respektohet barazia gjinore në përfaqësimin në Parlament dhe se fushata zgjedhore duhet të zhvillohet në respekt të rregullave etike e morale. Presidenti Topi përfitoi edhe njëherë nga rasti për të përsëritur apelin e tij për një fushatë zgjedhore në respekt të rregullave etike e morale. Duke i siguruar për mbështetjen institucionale dhe personale, Presidenti i Republikës shprehu gatishmërinë për të pasur takime edhe në të ardhmen me nxënësit e Parlamentit Rinor. Nga ana tjetër kryetari i shtetit theksoi nevojën për një rritje të kujdesit nga ana e institucioneve për nxënësit, në drejtim edhe të rritjes së cilësisë së shërbimeve arsimore e kulturore të cilat kërkojnë rritjen e standardeve në nivele evropiane, për të arritur edhe lëvizjen e lirë për të gjithë. Përdorimi i fëmijëve në mitingje elektorale nuk është parë shqetësues vetëm nga ana e opozitës, e cila edhe e ka kritikuar, por ka qenë problem i ngritur edhe Avokati i Popullit, i cili ka kërkuar nga ministri i Arsimit, ndalimin e përdorimit të fëmijëve në fushata elektorale. Me anë të një rekomandimi Avokati i Popullit i ka kërkuar kryeministrit dhe ministrit të Arsimit të marrin masa që fëmijët të mos përdoren gjatë fushatave elektorale. Avokati i Popullit ka rekomanduar ministrinë e Arsimit të nxjerrë një urdhër për të gjitha Drejtoritë Arsimore për të ndaluar përdorimin e shkollave dhe pjesëmarrjen e nxënësve të sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, si dhe të mësuesve të këtyre shkollave gjatë orarit të mësimit në mitingjet apo aktivitetet elektorale të forcave të ndryshme politike të vendit tonë. Ndërkohë që dhe vet Parlamenti Rinor Shqiptar i është drejtuar me një thirrje të posaçme politikës dhe institucioneve qendrore shqiptare duke kërkuar që fëmijët të mos përdoren për mitingje. Ky parlament i ka bërë thirrje subjekteve politike që të tregohen më të përgjegjshëm dhe të respektojnë të drejtat e fëmijëve në fushatat e tyre elektorale. Parlamenti Rinor është një strukturë rinore e themeluar në vitin 2000, në tetë vitet e jetës së tij, Parlamenti Rinor ka ngritur shqetësime të lidhura me përditshmërinë e të rinjve në nivel lokal dhe kombëtar, të mbështetur nga organizata dhe institucione vendase e të huaja që veprojnë në Shqipëri.