Milo, prezanton programin elektoral në Delvinë
Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, u takua me anëtarë të kësaj partie në Delvinë ku u kërkoi që përmes votës ti jepet vendi i një qeverisje të denjë për qytetarët.
Milo u tha të pranishmëve se ju do të dini ta çmoni Demokracinë Sociale për vlerat që ka, për personalitetet që afron, për alternativën që përfaqëson dhe që së bashku ti fitojmë këto zgjedhje dhe ti japim Shqipërisë një qeverisje të denjë për popullin, një qeverisje të denjë për të ardhmen evropiane të saj, një qeverisje të denjë që të mendoj realisht për të zbatuar programet që u duhen njerëzve në nevojë, njerëzve të thjeshtë, njerëzve të varfër dhe që shqiptarët të prekin më në fund aspiratat e tyre me projekte konkrete. Dhe qytetarët e Delvinës dhe banorët e rrethit do ti japin Demokracisë Sociale një mbështetje të gjerë në këto zgjedhje. Ne duhet ti fitojmë zgjedhjet se me këta njerëz që qeverisin sot, Shqipëria nuk mund të shkoj përpara, por do të shkoj mbrapa. Shoqërinë e zhvillojnë mendjet e emancipuara dhe jo mendjet e mykura, jo mendjet konservatore, jo mendjet që kanë për ideologji dhe për praktikë koncepte dhe atavizma të regjimeve të kaluara diktatoriale që u kanë mohuar njerëzve jo vetëm lirinë, por u kanë mohuar dhe qenien e tyre, ka përfunduar Milo.