E Diel, 1 Nëntor 2026

"BNP Paribas", këshilltare e qeverisë për privatizimin

Qeveria ka lidhur kontratë me francezët e "BNP Paribas" për shitjen e INSIG, e cila nuk është bërë ndonjëherë publike. Fakti konfirmohet nga vetë shoqëria INSIG, ku shteti zotëron 61 për qind të aksioneve. "PNB Paribas", e njohur në tregun financiar evropian po ndihmon qeverinë që të arrijë një rezultat pozitiv te privatizimi, ndërsa ka dërguar një raport, në bazë të të cilit janë vendosur kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë pjesëmarrëse në tender. Kështu, kushti i parë është eksperienca në treg, e cila duhet të jetë më shumë se 10 vjet dhe me xhiro vjetore të paktën 100 milionë euro.

Totali i aseteve,

INSIG zotëron një total asetesh prej 49 milionë euro dhe me një nivel të ardhurash për vitin 2007 në më shumë se 17 milionë euro. Në tregun vendas shoqëria e sigurimeve INSIG ka siguruar një nivel të ardhurash prej rreth 8,4 milionë euro, në Kosovë me 5.5 milionë euro, ndërsa në Maqedoni 3.2 milionë euro.

Të ardhurat

Qeveria ka planifikuar, që të gjitha paratë që do të sigurohen nga privatizimet strategjike, përfshi këtu kompaninë INSIG, do të përdoren për financimin e Durrës-Kukës. Të ardhurat nga shitja e kompanisë nuk janë parashikuar në buxhetin e shtetit 2009, ndërsa qeveria mund t‘i përdorë pa marrë aprovimin e Kuvendit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›