E Diel, 1 Nëntor 2026

BODE: Buxheti 2008 do të pësojë një rritje prej 12 për qind

Autori i Lajmit: Red.Ministri i Financave, Ridvan Bode konfirmoi se kemi diskutuar me FMN-në për buxhetin e vitit 2008 dhe kemi rënë dakord në shifrat e këtij buxheti. "Buxheti do të pësojë një rritje në krahasim me buxhetin e vitit në vijim, prej rreth 12 % si për të ardhurat, ashtu dhe për shpenzimet", tha ministri Bode. Sipas tij, "në këtë rritje prej 12 % të buxhetit, ne kushtëzohemi edhe nga fakti që me 1 janar do të japin efektet e tyre taksa e sheshtë (përgjysmimi i tatimit mbi fitimin). Ndërkohë që programimi i administrimit fiskal nga ana e ministrisë së Financave dhe qeverisë do të krijojë më shumë garanci për realizimin e këtyre objektivave që janë në rritje edhe pse kemi të bëjmë me një ulje të konsiderueshme të tatimit mbi fitimin." “Masat për ruajtjen dhe ndjekjen e inflacionit i merr Banka e Shqipërisë dhe jo qeveria, jo ministria e Financave. Ajo që bën ministria e Financave dhe qeveria, është që në vetvete gjithë procesi i ekzekutimit të buxhetit të bëhet në një formë që të ketë sa më pak presione inflacioniste dhe të ketë vetëm impakte për zhvillimin dhe nxitjen e ekonomisë. Fakti që ne për gjatë gjithë vitit jemi me një suficit buxhetor prej 1 – 1.5 % të PBB-së do të thotë që qeveria nuk ka qenë dhe nuk është burim i presioneve inflacioniste dhe ky është kontributi maksimal që mund të japë ministria e Financave në mbajtjen e inflacionit dhe në mosnxitjen e presioneve inflacioniste”, u shpreh ministry Ridvan Bode.

Ky lajm është publikuar: 26/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›