E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji per tatimet Apelimi jo me ne Min.e Financave

Autori i Lajmit: Red.Projekti mbi ligjin e ri për procedurat tatimore është bazuar në praktikat e vendeve të BE dhe është i hapur për ndryshime të tjera.Kështu është shprehur Ministri i Financave, Ridvan Bode në takimin e zhvilluar dje me mbështetjen e USAID-it dhe Programit të Sfidave të mijëvjeçarit në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë. Ne jemi të hapur për gjithcka, - është shprehur Bode përballë ekspertëve - në lidhje të çdo sugjerimi apo vërejtjeje për t ju përafruar standarteve më të mira të vendeve të tjera. Projekti mbi Ligjin e ri të procedurave Tatimore, pas këtij konsultimi të parë, do të diskutohet dhe në 5 takimet e ardhshme që pritet të mbyllen më 11 Tetor. Pasi ekspertët të reflektojnë mbi komentet dhe ndryshimet e propozuara do të kalohet më vonë në miratimin në kuvend të këtij projektligji. Ministri i Financave, Ridvan Bode, e cilësoi hartimin e projektligjit, "një moment mjaft të rëndësishëm në administrimin e taksave dhe tatimeve në Republikën e Shqipërisë. Sipas tij, ligji aktual i hartuar rreth 10 vjet më parë nuk reflekton dhe nuk ka mundur të reflektojë të gjithë atë eksperiencë që është përfituar gjatë kësaj periudhe dhe këto ndryshime që janë sanksionuar gjatë kësaj dekade dhe në një kuptim ka qenë pjesë e problemit në përmirësimin e shpejtë të administrimit fiskal në Shqipëri.Gjithashtu në këtë ligj sipas tij, i jepet zgjidhje edhe për sa i takon administrimit fiskal dhe administratës fiskale, duke përcaktuar raporte të qarta midis administratës qendrore dhe administratës vendore; bën rregullimet e nevojshme duke privilegjuar aktivitete specifike të administratës tatimore, duke evidentuar ato. Në projekligjin "Për proçedurat dhe administratën tatimore", janë përcaktuar qartë, mardhëniet administrat-tatimpagues, të drejtat e tatimpaguesve, mjetet dhe afatet e komunikimit, (sistem on line dhe postar), krijimi i Drejtorisë së Shërbimit të tatimpaguesve, deklarata tatimore, rishkimi dhe apelimi administrativ, format për respektimin e ligjit, saksionet për biznesin, për punonjësit administrativ etj.

Ky lajm është publikuar: 22/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›