E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i BB, për 4 vjet hipotekë për 500 mijë pasuri

Autori i Lajmit: Red.Ministria e Drejtësisë i ka dhënë tashmë “ok” projektit të Bankës Botërore në bashkëpunim me Hipotekën për legalizmin e të gjitha pasurive të paluajtshme brenda katër viteve.
Kjo ministri për realizimin e këtij projekti u ndihmua nga Banka Botërore, si dhe nga Zyra e Regjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme. Sipas këtij projekti, brenda katër viteve do të marrin titujt e pronësisë 500 mijë pasuri të paluajtshme. Në project janë përcaktuar qartë edhe etapat dhe rrugët që do të ndiqen për regjistrimin e tokave.
Projektet
Sipas projektit në vitin 2009 problemi i regjistrimit të pronave mund të quhet i zgjidhur. Sistemimi i të gjitha zyrave të regjistrimit të pasurive në vend, pasja e tyre me teknologjinë e nevojshme, si dhe kontrolli eficient i të gjithë dokumentacionit, do të bëjë të mundur një shërbim cilësor në regjistrimin e pronave. Sipas projektit, rreth 500 mijë pronarë mund të marrin certifikatën e pronësisë. Për regjistrimin fillestar të këtyre tokave do të përdoret procedura e deritanishme. Fondi i Bankës Botërore dhe USAID-it do të shërbejë që ky proces të bëhet sipas standardeve bashkëkohore. Janë dy kategori tokash të cilat do të përfshihen në projekt. Kategoria e parë janë tokat në zonat urbane, ku dhe kërkesat për certifikata pronësie janë më të madha. Ndërsa kategoria e dytë, janë tokat në zonat rurale, ku më tepër janë të interesuar investitorët e huaj. Zyra e Regjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme për regjistrimin e tokave do të përgatisë tetë dokumente. Këto dokumente janë hartografia për mbështetjen e regjistrimit fillestar, plani i përcaktimit të kufijve të pronësisë dhe përmirësimin e rrjetit gjeodezik për mbështetjen e regjistrimit fillestar. Gjithashtu do punohet për sigurimin e hartave që janë përdorur për regjistrimin e pasurisë. Për regjistrimin e këtyre projekteve do realizohet harta kadastrale, regjistrimi i informacionit mbi të drejtat e pronësisë, përfshirë dokumentet e privatizimit, dokumentet hipotekore, vendimet e Komisionit të Kthimit të Pronave, të gjitha hartat kadastrale dhe aktivitet e tjera do të ndërmerren duke përdorur Kontratë Globale (e hartuar nga projekti i OSBE) dhe do të ndjekin manualin përkatës, gjithashtu i hartuar nga projekti i OSBE-së.
Realizimi
Ministria e Drejtësisë publikon projektin për realizmin e regjistrimit të tokave të paregjistruarave. Ky projekt financohet nga Banka Botërore. Sipas këtij projekti, brenda katër vitesh nuk do të ketë më toka të paregjistruara. Projekti do të zhvillohet në tri faza. Aktualisht në vendin tonë ndodhen rreth 600 mijë toka në zonat urbane, si dhe 300 mijë toka në zonat rurale. Vlera totale e këtij projekti, 30 milionë dollarë.

Ky lajm është publikuar: 22/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›