E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fusha e Dropullit, do të mbillet me luleshtrydhe

Autori i Lajmit: Red.Bashkimi Europian investon direkt në fushën e Dropullit në jug të Shqipërisë për kthimin e saj në një zonë për zhvillimin e shpejtë të bujqësisë. Me një investim prej 290 mijë eurosh do të instalohet një system i fuqishëm ujitës për rreth 470 ha. Fusha e Dropullit, dikur hambari i jugut, ishte braktisur e lënë djerrë, pasi banorët e saj, minoritarë grekë preferonin më mirë emigrimin në Greqi. Një projekt i Bashkimit Europian, Intereg 3 prej 290 mijë eurosh synon të rikthejë besimin dhe punën e fermerëve me tokën. Kësaj here nuk do të mbillet më grurë si dikur në socializëm, por luleshtrydhe e bimë të tjera aromatike që janë kërkesë e tregut vendas e të huaj. Investimi do të përdoret për të instaluar një system të fuqishëm ujitës në krejt 470 ha e fushës.
Ky lajm është publikuar: 22/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›