Publikimi i semundjes te ndihmon te sherohesh
Michael Douglas perpara miliona spektatoreve ne shfaqjen e Letterman-it tha Kam kancer por do ta mund. Te flasesh per semundjen nga e cila vuan ndihmon terapine tradicionale. Kete e konfirmojne edhe ekspertet. Aktore sportiste shkrimtare kane bere te njejten gje. Ne kete menyre perhapet edhe kultura e parandalimit
Ne Hollivud ka nga ata qe thone se duhet ti japim cmimin Oscar vetem per kete gje. Perse E ku e gjen nje aktor guximin te dale para kamerave dhe te thote Po kam kancer. Natyrisht qe aktoret i llogarisin mire keto gjera kur e marrin kete vendim. Performanca e aktorit Michael Douglas ne studion e David Letterman-it do te mbetet vertet nje nga skenat me te paharrueshme te vitit.
Michael Douglas ka kancer ne fyt. Semundja eshte zhvilluar dhe ka arritur ne stadin e katert pra po perhapet me shpejtesi. Por po ta shohesh ne televizor me kemishen roze dhe xhaketen e bardhe duket sikur sapo eshte kthyer nga pushimet me Catherine Zeta-Jones jo nga seanca e pare e kimioterapise. Natyrisht qe Letterman-it i duhet te beje shfaqje dhe Douglas nuk terhiqet pas duke shtuar Doja te gjeja nje menyre per te promovuar filmin tim te ri.... Mesa duket kerkon te tregoje vazhdimin e filmit Wall Street me regji te Oliver Stone. Divi ka gjetur menyren me te mire per te treguar dicka shume te rendesishme vetedijen qe kanceri ashtu si cdo semundje tjeter mund te luftohet madje eshte e mundur edhe te fitosh. Letterman e sheh dhe nuk gjen me batuten. Me pas shton Mund te bej dicka per ty Michael ngrihet nga kolltuku ku eshte ulur dhe i thote Me jep nje perqafim.... Publiku fillon te duartrokase ndersa orkestra e programit u bie trombeve dhe tromboneve. Cfare shfaqje Mund te jete edhe spektakel por eshte nje spektakel qe mund te shpetoje miliona jete. Dymbedhjete milione amerikane ia kane dale mbane kane arritur ta mposhtin semundjen. Michael Douglas eshte nje nga shume VIP-at qe dalja ne ekranin e vogel po e ndihmon ti beje balle opinionit. Natyrisht qe cdo zgjedhje respektohet. Michael Crichton per shembull gjeniu vizionar i Jurassic Park romancieri-shkencetar i cili u nda nga jeta para dy vitesh heshti deri ne fund duke e mbajtur te fshehte semundjen e tij. Ne YouTube qarkullon ende ajo deshmi qe do te duket nje shaka ku inatin e kishte me ekspertet te cilet vazhdonin te reklamonin duhanin pasiv Nuk ka asnje lloj prove qe ky lloj duhani te te beje keq. Videoja eshte regjistruar ne vitin 2005 dhe ai nje duhanpires sistematik qe e la cigaren vetem kur i lindi e bija u nda nga jeta pas tri vjetesh i vrare nga tumori i duhanpiresve.
Edhe semundja e Michael Douglas eshte e njejte. Aktori ka kancer ne fyt. Douglas thote se e pinte rregullisht duhanin dhe pijet alkoolike. Nga e njejta semundje vuante edhe Christopher Hitchens shkrimtari mik i Martin Amis si dhe nje njeri shume i famshem per bindjet e tij kunder rrymes. Edhe Hitchens ashtu si Douglas e beri te ditur semundjen e tij para pak javesh. Ishte nje interviste shokuese ku shkrimtari si gjithmone me floket e shpupuritur nga era dhe cigare ne dore u shfaq ne emisionin e Anderson Cooper ne kanalin e CNN duke thene se kishte kancer ne ezofag dhe duhej ti nenshtrohej kimioterapise. Hitchens i premtoi publikut se do te perpiqej me mish dhe me shpirt per ta mundur semundjen. Keshilla qe Hitchens u jep te rinjve eshte te mos pine duhan dhe alkool. Nese keni mundesi mos e beni shton ai. Rasti i Hitchens ndezi Ameriken e integralisteve besimtare. Neper blogje filluan sulmet Lutemi per te edhe pse ai nuk beson ne Zot Por pergjigjja e shkrimtarit Christopher ishte ne stilin e tij Vazhdoni te luteni nese kjo gje ju ben te ndiheni mire une nuk do tua ndaloj.... Edhe pse vuan nga kjo semundje e rende ai vazhdon te thote se nuk beson ne Zot. Beson te puna e tij tek ajo qe po ben aktualisht duke e treguar semundjen ne televizor tek artikujt qe po shkruan. Nuk besoj se do te mbijetoj thote megjithate nuk dorezohet. Beteja e tij e fundit eshte pikerisht kjo.
Kete e thekson edhe Shoqata Amerikane e Kancerit. Disa studime shkencore kane vertetuar se te flasesh ne publik per semundjen te ben mire por kjo gje nuk eshte nje ilac per te gjitha te keqijat. Megjithate eshte nje nga rruget per tu ndergjegjesuar dhe per ta perballuar me me kuraje. Nje ekspert si Richard Frank ka shkruar mbi nje bestseller Ta luftosh kancerin me bindje dhe shprese. Natyrisht qe kjo gje nuk vlen vetem per kancerin. Ne luften kunder tumoreve roli i nje deshmitari si Lance Armstrong eshte i pazevendesueshem. Kampioni i ciklizmit ka krijuar edhe nje fondacion per parandalimin. Sipas se perditshmes New York Times keto lloj iniciativash nuk kane shume vlere kur imazhi i tij po fundoset pak nga pak nga skandali i doping-ut. Mendoni edhe per rolin e nje mjeshtri sporti si Magic Johnson qe ka pasur ne luften kunder nje semundjeje vdekjeprurese sic eshte Sida. Sa te rinj nga e gjithe bota u ndergjegjesuan per semundjen pas shfaqjes ne ekranin e vogel te gjigantit te basketbollit Sa te tjere u preken nga deshmia e kampionit te kultures sic eshte Tony Judt Vitin e fundit historiani anglez tregoi ne nje interviste televizive se po luftonte kunder semundjes SLA skleroza laterale amiotrofike. Profesori u shfaq ne publik edhe kur ishte ne gjendje te rende. Luftonte per jeten jo vetem per te tijen por edhe per tonen. Vetedija eshte ajo qe vlen me shume sidomos per te rinjte. Lisa Bernhard eshte nje gazetare televizive qe per shkak te profesionit i eshte dashur te takohet me njerezit me te famshem ne bote nga Michael Douglas te Michael Jackson. Por fytyra e Fox-it nuk e ka harruar ate dite para 16 vjetesh kur u zgjua me bindjen se qe nga ai moment asgje nuk do te ishte si me pare. Qe atehere Lisa e mundi kancerin dhe u be shpirti i nje shoqate qe quhet Jam shume e re per kete. Vec kesaj Lisa drejton edhe nje emision radiofonik i cili titullohet The stupid cancer show. Javen qe vjen ne emisionin e saj do te jete e ftuar Lisa Niemi e cila do te tregoje luften e saj kunder kancerit te te shoqit Patrick Swayze. Perseri diva Hollivudi e pyet dikush. A nuk e kuptoni se sa te rendesishme jane deshmite e tyre. Ju nuk e dini cdo te thote te behesh nga ai cast e me pas viktime e paparaceve qe do te jene gati ne cdo moment per te te bere foto madje edhe kur je duke shkuar ne seancen e radhes se kimioterapise pergjigjet ajo. Mendoni per te gjoren Farrah Fawcett qe nuk u la rehat as ditet e fundit te jetes vdiq ne qershor te 2009-s. Apo per fotot e vjedhura te Kyle Minogue e cila kishte pasur guximin te tregonte publikisht kur ishte ne maje te karrieres se saj luften e fituar me shume mundim kunder kancerit ne gji. Sot shfaqja e Lisa-s sjell momente te medha tensioni por edhe gezimi. Sipas saj njerezit duhet te gjejne kohe edhe per te qeshur.