E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagesa e mediave online

Sa ka funksionuar eksperimenti i Murdoch

Bizneset nuk i parapelqejne me sajtet me pagese. Analistet nuk jane te bindur. Muri i pageses qe u vendos nga Murdoch per mediat e tij mund te kete ngjallur shume pakenaqesi por njeriu qe qendron pas kesaj iniciative eshte i vendosur te mbaje kete qendrim

Dy muaj pas vendimit te Rupert Murdoch per te ngritur nje mur pagesash dhe abonimesh mes lexuesit dhe te perditshmeve britanike The Times dhe The Sunday Times duke e shmangur ne kete menyre permbajtjen e gazetave nga syte e njerezve qe nuk paguajne eksperimenti i madh ka filluar qe te kete efekt edhe ne mediat e tjera britanike. Ka nga ata qe mendojne se 79-vjecari me vendimin e tij ka bere nje hap shume te rendesishem ne tregun e shtypit te shkruar duke u bere keshtu pararendesi i nje ndryshimi shume te rendesishem kulturor qe do ti shpetoje gazetat nga rruga e sigurt e rrenimit ekonomik. Nderkohe ka te tjere sidomos analiste biznesmene publiciste dhe madje edhe disa gazetare gazete te cilet nuk jane dakord me menyren se si po shkon ky eksperiment.

Gazeta The Times po perballet me nje renie te ndjeshme te trafikut te lexuesve. Nje numer biznesesh qe e kishin zgjedhur per te reklamuar produktet e tyre jane larguar prej saj. Rob Lyan nje nga shefat e nje agjencie shume te fuqishme publicitare qe ka nen varesine e saj reklamimin e shume bankave te fuqishme dhe grupeve ekomomike thote se nuk do te vazhdoje me bashkepunimin me gazeten sepse nese lexuesit kane filluar qe ta lene kete gazete atehere humbet edhe arsyeja e reklamimit. Sipas informacioneve qe ai i ka marre nga njerez te brendshem te gazetes trafiku i kerkimeve ne sajtin me pagese te gazetes ka rene ne masen 90 qe me futjen ne fuqi te rregullit te pageses. Ai paralajmeron se gazeta do te vazhdoje qe te pesoje nje renie te madhe dhe kjo duhet marre ne konsiderate nga Murdoch. Ndersa sipas nje analisteje te mediave qe eshte marre me studimin e fenomenit te vendosjes se pageses per informacionin online ideja e Murdoch eshte duke e vrare gazeten dhe duke e perjashtuar ate nga tregu i madh i te perditshmeve me te klikuara online. Nese nje situate e tille do te vazhdoje me pas rikuperimi do te jete shume i veshtire. Nje tjeter aspekt qe ndikon ne largimin e shume faktoreve te rendesishem qe mbajne ne kembe nje gazete eshte edhe pamja e uebsajtit te ri te gazetes online. Sipas analistit ai nuk eshte aspak nje rezultat i punes per te krijuar nje sajt te suksesshem qe konkurron ne permbajtje dhe forme me konkurrencen por nje ndryshim i rendomte qe nuk ka sjelle asnje rezultat pozitiv.

Biografi i manjatit te medias Rupert Murdoch Michael Wolff eshte thellesisht i zhgenjyer me ate cka ofron aktualisht sajti i gazetes The Times. Sipas tij eshte nje sajt qe te kujton sajtet e vitit 2004 dhe nderkohe biografi ushqen bindjen se vendosja e murit te pageses nga ana e Murdoch apo edhe entuziazmi tij per formatin e iPad jane sinjale te nje ndryshimi kulturor brenda perandorise se mediave te Murdoch. Megjithate ai eshte i bindur se duke e njohur shume mire korporaten e lajmeve investimi ne teknologji ka qene minimal. Kur muri i pageses u prezantua me 2 korrik me taksen 1 paund ne dite per nje akses ne te dyja botimet e gazetes se perditshme britanike u spekulua se strategjia ishte hartuar qe te fitonte lexues online. Po a eshte duke funksionuar nje gje e tille Sipas disa te dhenave nuk eshte duke funksionuar dhe kjo kryesisht bazuar ne te dhenat e shitjeve pra fitimeve qe tregojne se The Times ka mbajtur me shume zor tregun e vet te versionit te medias se shtypur. Ajo eshte perpjekur me shume veshtiresi qe te ruaje aksionet e saj ne tregun e mediave cilesore ne masen 32 dhe kjo vetem fale rritjes se eksporteve dhe si pasoje edhe shitjeve me rreth 10 mije kopje ne muaj. News International deri me tani i ka mbajtur teresisht te fshehta shifrat ne lidhje me ndryshimet qe ka sjelle futja e pageses ne sajtet e gazetave. Disa thone se brenda kompanise vetem 4 persona kane informacionin e duhur ne lidhje me shifrat e sakta ndersa te tjeret nuk e kane idene se ku po shkohet. Ndoshta ne fillim te muajit te ardhshem mund te publikohen disa nga te dhenat. Edhe sajti i interneti te News of the World parashikon ndryshime te dukshme ne javet e ardhshme. Gjithsesi tashme gazetat qe do te duan te vendosin pagese per versionet e tyre online duhet te mendohen mire. Ka disa qe jane te mendimit se News International eshte duke ndjekur ne fakt nje strategji me te sofistikuar nga sa duket. Sipas nje specialisti te mediave elektronike nuk kemi te bejme me nje loje shifrash. Sipas tij The Times dhe The Sunday Times kane mundesine e arte qe te ndertojne nje komunikim personal me klientet te cilet u kane emrat adresat e e-mail-eve dhe numrat e kartave te kreditit. Sipas tij kjo strategji ka me shume te beje me mbledhjen e informacionit te personave sesa me tentativat per te shtuar numrin e shitjeve te gazetes. Por gjithsesi armiqesia e bizneseve dhe agjencive te reklamimit ndaj gazetave te Murdoch eshte e dukshme dhe ka gjasa qe te thellohet edhe me. Por ka edhe nga ata qe vazhdojne ta mbrojne me fanatizem dhe sipas tyre edhe me argumente se media ne internet duhet qe te rrethohet e gjitha nga mure sepse eshte e drejte qe lexuesit te paguajne per informim dhe media te perfitoje financiarisht nga sherbimi qe ofron. Ky eshte nje tregues edhe i cilesise se nje gazete ne nje treg mediatik qe nuk ofron shume risi ne informacion dhe qe ato organe qe bejne diferencen duhet te nxjerrin perfitime edhe per shkak te kostos qe kane pasur ne grumbullimin dhe paraqitjen e informacionit ekskluziv. Nje tjeter specialist i mediave elektronike thote se nese ka ndonje tendence ne media eshte ajo e vendosjes se mureve te pageses per publikimet online te gazetave dhe jo anasjelltas pra heqja e ketyre mureve te pageses per marrjen e informacioneve.

Ne kete kendveshtrim ai u ben thirrje te gjithe perfaqesuesve te industrise se marketingut dhe reklamave qe te gjejne menyren per te bashkepunuar me mediat qe kane vendosur mur dhe kete ta bejne permes gjetjes se formave te reja te reklamimit sepse tendenca do te vije ne rritje dhe jo ne pakesim dhe nje dite shume sajte do te jene te rrethuara nga muret e pageses dhe nuk do te kalohen pa abonim. Por duke iu rikthyer edhe njehere deshtimit paraprak te ketij eksperimenti fakt eshte se ka shume burime qe hezitojne tua japin lajmin gazetave te lartpermendura nga informacionet qe kane per renien e lexueshmerise se versioneve te tyre online. Nje tjeter arsye e refuzimit eshte edhe fakti se informacioni apo edhe intervista nuk do te mund te gjendet e lire ne motorin e kerkimit pra do te kete nje perhapje te kufizuar. Nje ish-botues i medias ne gazeten The Times i cili aktualisht eshte drejtues ne nje media tjeter thote se gazetaret e News International jane te frustruar nga renia e ndjeshme e audiences se tyre. Nuk ka dyshim qe shume reportere dhe analiste te gazetes nuk po kalojne momente shume pozitive dhe se kane humbur shume nga perhapja e zerit te tyre pas vendosjes se barrieres se pageses. Por gjithsesi kjo gazete nuk e ka ne kulturen e saj hapesiren per nje rebelim nga ana e gazetareve qe mund ta benin nje gje te tille per te ndryshuar vendimin e menaxhereve te gazetes.

Por biznesi i lajmeve eshte nje biznes i gjate qe ka ulje-ngritjet e veta dhe sigurisht qe ne keto kushte dhe nisur nga ky kendveshtrim edhe Murdoch ndoshta synon qe ne rastin e tij do te vleje shprehja I duruari i fituari. Por pyetja eshte A eshte lexuesi gjithashtu i fituar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›