BQE: Euroizimi, pas anëtarësimit në BE
Banka Qendrore Europiane dhe Bashkimi Europian e ka bërë të qartë në një deklaratë zyrtare që në vitin 2002, se përdorimi i euros nga vendet e reja anëtare apo vendet aspirante duhet të kalojë të gjitha procedurat, si dhe të marrin miratimin e të gjitha vendeve anëtare.
"BQE vlerëson se zona euro përfaqëson një bashkim monetar shumëpalësh të formuar nga vendet anëtare të Bashkimit Europian me përgjegjësi të përbashkëta dhe të ndara të të gjithë anëtarëve. Kur formoi Bashkimin Monetar, Traktati i BE-së specifikoi disa kritere ekonomike dhe institucionale që duhet të plotësohen nga anëtarët e ardhshëm të monedhës së përbashkët në mënyrë që të garantohet qëndrueshmëria. Për më tepër, traktati sanksionon se duhet të ketë një vlerësim të bashkësisë për plotësimin e këtyre kritereve, si edhe marrëveshje e ndërsjellë mbi kurset e përshtatshme të këmbimit", thotë BQE në një deklaratë zyrtare.
BQE-ja është pozicionuar edhe ndaj integrimit të njëanshëm në eurozonë, përmes zëvendësimit të monedhave kombëtare me monedhë të huaj, siç është rasti i Kosovës dhe i Malit të Zi.
"BQE-ja nuk e mirëpret euroizimin e njëanshëm, për shkak se përdorim i tillë i euros jashtë procesit të Traktatit bie ndesh me arsyetimin ekonomik bazë të Bashkimit Monetar Europian. Në veçanti, ai do të minojë procesin e konvergjencës para adoptimit të euros. Euroizimi i njëanshëm mund të sjellë gjithashtu anashkalimin e procesit të vlerësimit shumëpalësh të vendit të ri anëtar nga anëtarët aktualë, gjë që bie ndesh me frymën e mirëkuptimit të bashkësisë", thuhet në deklaratë.
Dollarizimi dhe monedhat e lidhura
Në vendet e Amerikës Latine, gjatë shekullit të njëzet, për shkak të destabilitetit të lartë politik, u shfaq fenomeni i dollarizimit, i cili nënkuptonte përdorimin e dollarit në vend të monedhës kombëtare. Sot termi dollarizim përdoret për të gjitha rastet kur një vend sovran përdor monedhën e një vendi tjetër. Në Europën Lindore, gjatë viteve ‘90, disa vende hynë në rrugën e euroizimit. Bullgaria, Bosnja, Maqedonia, si edhe vendet Baltike vendosën lidhjen e monedhave të tyre me kurs fiks këmbimi me markën gjermane e më pas me euron. Ky sistem u dha mundësinë për të vendosur stabilitetin makroekonomik, duke përfituar në mënyrë indirekte nga euro. Qeveritë dhe bankat qendrore kaluan një regjim disavjeçar suficiti buxhetor, në mënyrë që të akumulonin rezerva të mjaftueshme monetare për të garantuar disponibilitetin e euros në këmbim përkundrejt kursit fiks me monedhën vendase në çdo kohë. Euroizimi apo lidhja e monedhave kombëtare me euron ndodhi vetëm pas periudhave shumë të gjata të destabilitetit financiar. Por Shqipëria nuk është në këtë gjendje. Vendi njohu destabilitet financiar jo të konsiderueshëm gjatë periudhës 1996-2000. Falë prurjeve të mëdha të emigrantëve, si edhe krizës së luftës së Kosovës, Shqipëria nuk pati nevojë për një sistem të tillë. Që nga viti 2002, leku qëndroi stabël kundrejt valutave të huaja dhe tendenca e përgjithshme ishte forcimi.
Vetëm gjatë muajve të fundit, pas tre vjetësh deficitesh të konsiderueshme, monedha shqiptare shfaqi shenja dobësimi. Shkaqet për dobësimin e lekut lidhen përgjithësisht me krizën energjetike të viteve 2007-2008, e cila largoi nga vendi deri në 200 milionë euro në vit për importe elektriciteti, si edhe investimet e larta publike gjatë dy viteve të fundit.