Tatimet, nga 36 degë, vetëm shtatë realizuan planin e gushtit
Muaji gusht është për t‘u harruar nga administrata tatimore, pasi paraqet nivelin më të ulët të arkëtimeve me realizim rreth 85 për qind. Niveli i dobët u shkaktua nga mosrealizimi i të ardhurave nga të gjitha taksat, përfshi TVSH, akcizë, tatim-fitim, kontributet shoqërore e deri te tatimi mbi të ardhurat. Nga të dhënat zyrtare, mësohet se gjendje të vështirë me ecurinë e planit kanë kaluar pothuajse të gjitha degët tatimore nëpër rrethe. Gazeta mëson faktin se nga 36 degë tatimore, vetëm shtatë prej tyre kanë mundur të realizojnë planin e kërkuar nga Ministria e Financave. Ato janë Saranda me 118.9 për qind, Mirdita 102.2 për qind, Kukësi 112.4 për qind, Kruja 102 për qind, Dibra 105.8 për qind, Devolli 102.2 për qind dhe Kolonja 112 për qind. Degët e tjera tatimore, që mbulojnë qytet kryesore si Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Vlora etj., kanë dalë me humbje në të ardhurat nga taksat, madje dhe taksapaguesit VIP (76.4 për qind). Të dhënat i referohen muajit gusht, krahasuar me vitin 2008, për të njëjtën periudhë.
Tirana, që mban numrin më të lartë të bizneseve, ka një realizim plani jo më shumë se 82.4 për qind, ose 1 miliard e 723 milionë lekë më pak. Durrësi, qyteti-port më i madh në vend, ka mundur të mbledhë vetëm 90 për qind të taksave, ose 63 milionë lekë mangët. Një tjetër qytet-port dhe me turizëm të zhvilluar pikërisht në muajin gusht, kur biznesi xhiron të ardhurat më të larta, ka dalë deficit në arkëtime. Nga të dhënat, dega e Vlorës e ka realizuar planin me 84.5 për qind, ose 56 milionë e 515 mijë lekë më pak.
Degët me humbjen më të madhe janë Bulqiza me 64.8 për qind, Delvina me 65.8 për qind, Mallakastra me 75 për qind dhe Tepelena 71.6 për qind.
Si 8-mujor, numri i degëve tatimore që ka realizuar planin rezulton më i lartë, por sërish qytetet e mëdha dalin me humbje. Në tërësi, administrata tatimore në muajin gusht ka mbledhur rreth 85 për qind të taksave, ose 2 miliardë lekë më pak.