Panik edhe në Gjirokastër, njerëzit braktisin shtëpitë
Lëkundjet e tërmetit me epiqendër në detin Jon janë ndier të forta edhe në qytetin e Gjirokastrës dhe në disa zona të tjera të këtij qarku. Lëkundja e parë e fortë u ndie rreth orës 00.55, ndërsa e dyta rreth orës 07.51 të mëngjesit. Mes dy lëkundjeve më të mëdha banorët në Gjirokastër dhe në një zonë të gjerë me qendra banimi në jug të vendit kanë ndier edhe lëkundje të tjera më të lehta. Lëkundja e parë ka shkaktuar panik e frikë te banorët e qytetit të Gjirokastrës, shumë prej të cilëve kanë dalë nga shtëpitë për minuta të tëra.
Përfaqësuesi i zyrës së emergjencave civile në Prefekturën e Gjirokastrës konfirmoi praninë e lëkundjeve të tërmetit, por sipas informacioneve të grumbulluara nga inspektorët e kësaj zyre në të tria rrethet e prefekturës nuk ka pasur njoftime për dëme njerëzore dhe materiale. "Nga informacionet që kemi mundur të marrim nga bashkitë dhe komunat e prefekturës gjatë gjithë ditës së djeshme, si edhe nga raportimet e reparteve të eliminimit të zjarreve dhe emergjencave civile jemi informuar për disa lëkundje tërmeti dhe mund të themi me siguri të plotë se nuk ka pasur pasoja apo dëme njerëzore e materiale", pohoi për gazetën "Shqip" shefi i emergjencave civile pranë prefekturës, Arben Joanidhi. Mësohet se lëkundjet janë ndier më të forta në qytetin dhe rrethinat e Gjirokastrës, por ato janë ndier më lehtë edhe në rrethin e Përmetit dhe në disa zona të Tepelenës.
Tërmeti më i fundit i shoqëruar me dëme materiale në këtë zonë është shënuar në periudhën 6 deri më 13 qershor të vitit 2006 në fshatin Luzat të Tepelenës, ku si pasojë e lëkundjeve janë dëmtuar rreth 48 shtëpi.