BSH: Duhet të zëvendësojmë remitancat
Banka e Shqipërisë mendon se vendi ynë mund ta humbasë potencialin aktual të rritjes ekonomike të fuqishme, në rast se nuk merren masa për të zëvendësuar të ardhurat në rënie nga remitancat. Në konkluzionet e raportit të politikës monetare për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, BSH-ja u bashkohet deklaratave të disa ekspertëve vendës e të huaj, që paralajmërojnë për vështirësi afatgjata të krijuara nga kriza aktuale dhe nevojën për reformë të rëndësishme.
"Në tre vitet e fundit, remitancat kanë ndjekur një prirje të qartë rënëse nga 14.6 për qind të PBB-së që ishin në vitin 2005, në rreth 10.6 për qind në vitin 2008. Në terma vjetorë, në vitin 2008, remitancat shënuan një rënie prej rreth 6 për qind kundrejt vitit 2007, ndërsa për tremujorin e parë të vitit 2009 rënia vjetore ishte 7.7 për qind", thotë Banka e Shqipërisë.
"Vazhdimësia e tendencës rënëse të remitancave e vështirëson financimin e konsumit në ekonomi dhe rrit koston oportune të investimeve. Në mungesë të balancimit të këtij faktori, kryesisht nëpërmjet rritjes së produktivitetit dhe të investimeve të huaja direkte, rritja ekonomike do të tentojë të ngadalësohet", paralajmëron ajo. Remitancat kanë qenë burimi kryesor për mbulimin e konsumit të përditshëm për një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare. Paratë e emigrantëve kanë shërbyer edhe për investime në prona të paluajtshme dhe biznese të vogla. Por emigrantët janë në vështirësi aktualisht dhe shumë ekspertë kanë frikë se vështirësitë e tyre do të zgjasin.
BSH-ja thotë gjithashtu se tregjet botërore të kapitaleve pritet të jenë të pasigurta në të ardhmen, gjë që do të shtyjë investitorët të kërkojnë norma më të larta fitimi nga investimet e tyre në vende si Shqipëria. Në këto kushte, edhe investimet pritet të jenë më të pakta.
Shqipëria ka pasur potencial të rritjes ekonomike prej 6 për qind në vit gjatë tetë viteve të fundit dhe ka realizuar rritje mesatare prej 5.5 për qind. Me një normë të tillë rritjeje, Shqipërisë do t‘i duhet edhe një dekadë për të dalë nga statusi i vendit më të varfër në Europë. Të ardhurat mesatare për frymë vitin e kaluar qenë rreth 6 mijë dollarë sipas standardit të fuqisë blerëse. Maqedonia dhe Bosnja, të cilat janë vendet më pranë fundit në listën e të ardhurave në kontinent, kanë aktualisht të ardhura 9-10 dollarë për frymë në vit. Ekspertët dyshojnë se potenciali i rritjes sonë ekonomike mund të ulet në 3 për qind në vit dhe për këtë propozojnë reforma drastike në liberalizim ekonomik, luftë kundër monopoleve dhe korrupsionit. Në rast se ky parashikim del i vërtetë, atëherë Shqipëria do të vijojë të mbajë damkën e vendit më të varfër në Europë edhe për një brez tjetër shqiptarësh.