Banka Botërore rihap çështjen "Jali"
Drejtoresha e Bankës Botërore për rajonin tonë, Jane Armitage, është takuar javën e kaluar me Kryeministrin Sali Berisha për të diskutuar mes të tjerash edhe problemin e banorëve të Jalit, por qeveria e ka injoruar këtë takim, bëhet e ditur nga burime pranë qeverisë. Zyra e shtypit pranë Kryeministrit nuk publikoi as edhe një njoftim të thjeshtë për shtyp mbi takimin, megjithëse pothuajse çdo takim i këtij lloji shoqërohet gjithmonë me njoftim.
Drejtoresha Armitage, e cila është koordinatore rajonale për Europën Juglindore, vizitoi Shqipërinë për katër ditë mes datave 2 dhe 6 gusht. Gjatë vizitës, ajo u ndal edhe në një takim me banorët e fshatit Jal në bregdetin e jugut, në përpjekje për të çuar përpara punën për zgjidhjen e problemeve të krijuara nga shembja e ndërtimeve pa leje.
"Gjatë vizitës së saj në Jal, znj. Armitage u takua me familjet e përfshira në rastin e hetuar nga paneli i inspektimit mbi projektin e pastrimit dhe menaxhimit të integruar të zonës bregdetare për të diskutuar lidhur me përparimin në zbatimin e planit të veprimit të raporti të menaxherëve", deklaroi zyrtarisht Banka Botërore në një njoftim për shtyp. Qeveria e injoroi në tërësi vizitën e znj. Armitage. Asnjë prej institucioneve me të cilat u kryen takime, nuk publikoi asnjë njoftim publik.
Jali
Banka Botërore ka marrë përsipër të lehtësojë vuajtjet e banorëve të Jalit, pronat e të cilëve u shembën brenda një dite në vitin 2007 nga policia ndërtimore. Qeveria deklaroi në atë kohë se shembja e ndërtimeve pa leje në këtë fshat dhe në bregdetin e jugut në tërësi, ishte kërkuar nga Banka Botërore, e cila në atë kohë po zbatonte një projekt për zhvillimin e integruar të bregdetit të jugut. Banorët e Jalit u ankuan te Banka Botërore, e cila ngarkoi një institucion të pavarur që të hetonte situatën. Hetimi zgjati më shumë se një vit e gjysmë dhe doli në konkluzionin se koordinatori i projektit pati përdorur emrin e Bankës Botërore për të urdhëruar policinë ndërtimore të kryente shembjet e disa ndërtesave të identifikuara nga fotografi ajrore të realizuara me shpenzime të projektit. Hetimi zbuloi gjithashtu se zyrtarë të ndryshëm të BB-së patën sabotuar zbardhjen e së vërtetës. Skandali mori përmasa ndërkombëtare gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, kur raporti i panelit ra në duart e gazetarëve. BB-ja pranoi gabimet e veta dhe premtoi të ndihmojë familjet e prekura. Vetë bordi i drejtorëve të BB-së është angazhuar në zgjidhjen e këtij problemi, por ekspertët në terren të BB-së duket se po përballen me pengesa burokratike nga qeveria shqiptare.
Komplikime politike
Skandali i Jalit u kthye në një skandal politik, për shkak se koordinatori i Bankës Botërore i akuzuar nga paneli i inspektimit si njeriu që urdhëroi shembjen e Jalit, Jamarbër Malltezi, është dhëndër i Kryeministrit Berisha. Banka Botërore duket se tentoi shumë herë gjatë muajve të fundit për t‘i dhënë një zgjidhje pa zhurmë politike banorëve të Jalit, duke u përpjekur të shmangë publicitetin. Por, qeveria duket se është kokëfortë në të gjitha drejtimet. Synimi i BB-së është që t‘i mbulojë koston e shpenzimeve gjyqësore familjeve të prekura, me qëllim që këto të fundit të kërkojnë të drejtën e vet në rrugë gjyqësore në Shqipëri. Por gjatë të gjithë kësaj kohe, mbi palët duket se ka pasur presion të madh nga funksionarë të ndryshëm qeverie, si edhe nga disa gazeta pranë saj. Çështja duket se ka mbetur pa një zgjidhje praktike. Banorët e Jalit kanë kërkuar që BB-ja t‘i ndihmojë për hartimin e një plani urbanistik të zonës, në mënyrë që ata të kenë mundësi të marrin leje ndërtimi dhe të gëzojnë ligjërisht pronat e veta. Kjo lloj zgjidhjeje mund ta ndihmonte qeverinë të hidhte pas krahëve një skandal që ka gatuar vetë. Por institucione të ndryshme shtetërore nuk kanë shprehur as gatishmërinë më të vogël për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të Jalit. Banka Botërore duket se gjendet në situatë të vështirë. Menaxhmenti i saj duhet të dërgojë një përgjigje konkrete para bordit të drejtorëve dhe t‘i shpjegojë z. Robert Zoellick, presidentit të Bankës Botërore, se çfarë kanë bërë me këtë çështje. Por deri tani, duket se asgjë nuk ka ndodhur. Ironikisht, disa shtëpi të Jalit vijojnë të qëndrojnë gjysmë të shembura.